GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Goditja e fundvitit/ AKSHI blen 6.3 mld lekë kufje dhe mikrofona

13:35 - 30/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Goditja e fundvitit/ AKSHI blen 6.3 mld lekë kufje dhe mikrofona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hakerat e Iranit vazhdojë të bëjnë festë me të dhënat tona, ndërsa AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) do të hapë thesin e Babagjyshit të Krishtlindjes me dhuratat që i bën vetes. Vetëm pak ditë më parë hakerat kanë publikuar të dhënat e patentave. Por, Mirlinda Karçanaj nuk e vret mendjen fare, se është e zënë me tenderët që thithin miliarda lekë. Ditën e sotme, AKSHI ka publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve një tender me vlerë afro 6.3 miliardë lekë. Do të blihen paisje të ndryshme, me siguri dhuratat që i kanë kërkuar punonjësit e AKSHI-t shefes Karçanaj. Në dokumentin e publikuar evidentohet se ky tender ndahet në 8 lote pasi kërkesat janë të shumta.

Por, asnjë nga pajisjet që do të blihen nuk shërbejnë për rritjen e sigurisë së informacionit. Konkretisht, do të blihen printera, skanera, kufje dhe mikrofonë. Objekti i kontratës është :“Blerje pajisje TIK për AKSHI dhe Institucionet Publike”. E pra u zbuluan edhe dhuratat që do të marrë AKSHI në prag festash. Veçse shpenzimet janë shumë më lartë nga se jemi mësuar të dëgjojmë. 628,955,732 mijë lekë vetëm për këto dhurata!

 

 

Milionat për kufje dhe mikrofonë

Të gjitha blerjet me të 8 lotet janë shpenzime të larta për pajisje që aktualisht janë në gjendje. Por, për vitin që po vjen duhen të reja. Gjithsesi disa prej tyre janë edhe më surprizuese. Le të përmendim këtu blerje kamerash dhe kufjesh me vlerë 3,533,598 mijë lekë, ose 30 milionë lekë të reja. Bie në sy se vetëm për një kamera do të shpenzohen 25,197 lekë! Kjo Karaçanaj po na bën për budallenj si tek përralla me “mbretin lakuriq”.

 

Rreth 4 miliardë lekë do të shpenzohen për të blerë kompjuterë, me siguri janë përcaktuar kritere specifike për kompjuterë “specialë”. Ndërsa përmendim edhe fondin prej 55, 601,656 lekësh për fotokopje. E për çfarë duhen kaq shumë fotokopje, në kohën kur çdo dokument zyrtar është tashmë elektronik?!! Sakaq, theksohet se kjo kontratë ka kohëzgjatjen për 2 vjet.

 

Pra, festa dhe dhuratat për AKSHIN do të mbulojnë një periudhë të gjatë. Tenderi pritet të mbyllet me datë 27 dhjetor 2022, kur vëmendja e opinionit është tek pushimet dimërore. Kështu, AKSHI do t’i japë këto miliarda lekë dhuratë për xhiron e ndonjë kompanie të privilegjuar (siç konstatohet nga ankesat e shumta në KPP). Kështu Mirlinda e fuqishme e AKSHI-t të dobët ndaj hakerave, po bën goditjen e fundvitit plot 6.3 miliardë lekë!

 Esmeralda Hida

Lexo edhe: Tenderi/ AKSHI 7 mln € për blerje të ofrimit të shërbimit të SMS-ve

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: Agjencia e Prokurimeve PublikeAKSHIAPPkufjemikrofonetender

Lajme të lidhura

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë
Breaking Views

Paratë e OST për “Malin” e Ilir Shtufit, beniamini i Belinda Ballukut i xhiron 5 miliardë lekë

11:30 - 06/03/26
Para
A do jetë pjesë e “BB VIP 2”? Albërije Hadërgjonaj tregon vendimin

A do jetë pjesë e “BB VIP 2”? Albërije Hadërgjonaj tregon vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht
Breaking Views

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

Gallatasaraj ka marrë një avantazh minimal ndaj Liverpulit në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Ligën e Kampioneve, pasi...

Lexo më shumë
Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

Agjenda e seancës së 12 marsit, do hidhen në votim 2 raportet për Ballukun, PS kundër heqjes së imunitetit, PD pro

19:58 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

Media ekuadoriane: Shqiptarët lidhin kartelet latine të kokainës me Europën

18:47 - 10/03/26
Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

Detaje mbi sulmin kibernetik në Kuvend, mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:35 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com