GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Goditja e ofertës, inflacioni arrin nivelin më të lartë historik

17:08 - 11/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditja e ofertës, inflacioni arrin nivelin më të lartë historik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtrenjtimi i lëndëve të para dhe rritja e kostove të prodhimit e kanë çuar inflacionin bazë në ekonominë shqiptare në nivelin më të lartë historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3%, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Inflacioni bazë përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë, tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë. Inflacioni bazë u zgjerua me rreth 3.1 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit.

Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë një përmirësim të pozicionit ciklik gjatë tremujorit të parë 2022, të pasqyruar në rritje të punësimit, rënie të papunësisë dhe ritme të larta të rritjes së pagave. Edhe për këtë tremujor, rritja e pagave në sektorin privat qëndroi mbi nivelin 10%. Paralelisht me të, rritja e çmimeve të prodhimit dhe e atyre të importit ka nxitur presionet e brendshme dhe të huaja inflacioniste. Kjo pasqyrohet në norma të larta dhe në rritje të inflacionit bazë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022.

Inflacioni i brendshëm arriti nivelin 4.4% kundrejt 2.5% një tremujor më parë, duke shënuar rritje më të përmbajtur se ajo e inflacionit bazë. Ndërkohë, inflacioni i importuar evidentoi një zgjerim të dukshëm, i ndikuar nga efektet

e trashëguara të pandemisë dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Ndërkohë që konflikti vazhdon, tregjet energjetike, të lëndëve të para dhe të ushqimeve bazë, po vuajnë mungesa të zgjatura të ofertës, kosto në rritje dhe pasiguri të larta në formimin e pritjeve inflacioniste. Si rezultat, inflacioni i importuar dhe ai jobazë kanë vijuar trajektoret rritëse gjatë muajve të tremujorit, duke shënuar përkatësisht normat 14.7% dhe 7.5%.

Rritja vjetore e treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste u ngjit në 26.8%, në periudhën prill-maj 2022 , duke vazhduar tendencën përshpejtuese nga 16% në tremujorin e parë të vitit dhe 10.9% në tremujorin e katërt të vitit 2021. Ecuria vazhdon të ndikohet nga rritja e çmimeve të huaja, të cilat u rritën me 34.3%. Edhe mbiçmimi i kursit të këmbimit (7.4%) nuk ishte në gjendje të balancojë këtë efekt nga çmimet e huaja.

Presionet e shtuara nga çmimet e huaja kanë kontribuuar në prirjen rritëse të inflacionit të importuar, gjatë tremujorit të dytë të vitit. Inflacion i importuar kontribuoi me 3.4 pikë përqindjeje në inflacionin total, ndërkohë që përmes kanaleve indirekte, presionet rritëse të tij kanë shtuar edhe kontributin e inflacionit të brendshëm, në të njëjtin tremujor. /MONITOR

Etiketa: inflacioniShqiperi

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Përplasja me klanet rivale, si “avulloi” Ervis Martinaj, nga dyshimet se është vrarë tek inskenimi i vdekjes

Përplasja me klanet rivale, si "avulloi" Ervis Martinaj, nga dyshimet se është vrarë tek inskenimi i vdekjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com