GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Goditjet “pas shpine” për bizneset prodhuese dhe eksportuese

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditjet “pas shpine” për bizneset prodhuese dhe eksportuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej tre vitesh, bizneset po përballen me goditje të njëpasnjëshme që vijnë si nga mjedisi ndërkombëtar, ashtu dhe nga ai vendas.

Pandemia në 2020-n ndali aktivitetin ekonomik, për shkak të karantinave të detyrueshme për të mbrojtur jetët e njerëzve. Ashtu si i gjithë globi, ekonomia vendase kaloi në recesion.

Për fat të mirë, rimëkëmbja ishte e shpejtë, por kosto më e lartë ishin ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit, që çuan në rritje të çmimeve të lëndëve të para e më tej, produkteve finale.

Kur situata dukej se filloi të qetësohej, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vetëm sa përshpejtoi spiralen e rritjes së çmimeve, duke çuar inflacionin në nivele të papara ndonjëherë në Eurozonë dhe në më të lartin që prej 1998-s tek ne. Përgjigjja ishte shtrëngimi i politikës monetare nga bankat qendrore.

Në Shqipëri, norma bazë u rrit nga nivelet minimale prej 0.5% në 3%, duke e bërë paranë më të shtrenjtë, çka është reflektuar në rritjen e kostos së huamarrjes për sipërmarrjet. Pas rimëkëmbjes së shpejtë në 2021, ekonomia vlerësohet se është ngadalësuar ndjeshëm në vitin 2022, duke përgjysmuar ritmet e rritjes.

Faktorët e brendshëm

Ndikimi i faktorëve të jashtëm është i pashmangshëm, por bizneset po “goditen” edhe nga ambienti i brendshëm. Emigracioni po kthehet në një faktor gjithnjë e më shqetësues, duke ndikuar si në disponueshmërinë e fuqisë punëtore, ashtu dhe në konsum.

Të dhënat zyrtare të Eurostat dhe të statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar tregojnë se në vitin 2022, kërkuan azil rreth 27 mijë shtetas shqiptarë, shifra më e lartë që nga periudha 2015-2016.

Për një Shqipëri, që po tkurret kjo është shumë, për më tepër numri i atyre që kanë ikur, duke përfshirë kontratat e punës, apo që nuk deklarohet, është më i lartë. Ikja e punonjësve po ushtron presion për rritjen e kostove, e pashoqëruar kjo me shtimin e produktivitetit.

Politikat e qeverisë nuk po ndihmojnë aspak. Rritja e akcizës në janar ka prekur menjëherë dy industri të rëndësishme prodhuese, atë të birrës dhe të pijeve alkoolike, duke iu rritur më tej kostot. Për të dy industritë është e konfirmuar rënia e prodhimit në dy muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare nga doganat./Monitor

 

 

 

Etiketa: Bizneseprodhuese

Lajme të lidhura

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata
Aktualitet

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Para
Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26

Nga Michael Rubin – Washington Examiner   Me mijëra të vdekur në përshkallëzimin e fundit të luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit...

Lexo më shumë
Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare!

13:26 - 12/05/26
Seanca maratonë/ Rama shkon pas mesnate në Kuvend! Rrëzohen propozimet e PD, miratohet akti normativ për akcizën

Integrimi në BE, PD depoziton amendamendet në Kuvend: Të rritet kontrolli parlamentar mbi qeverinë

13:08 - 12/05/26
Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com