GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë, Basha më ka premtuar se do ndihmojë këtë kategori

16:37 - 18/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Godole: Ish të përndjekurit janë lënë në harresë, Basha më ka premtuar se do ndihmojë këtë kategori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogia Jonila Godole, njëherazi dhe sekretarja e ish të përndjekurve politikë në PD, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar, ka thënë se edhe pse jemi 30 vite nga rënia e regjimit komunist, ende nuk jemi ndarë nga ajo mendësi. Godole ka theksuar se ende sot ish të përndjekurit nuk janë dëmshpërblyer për torturat që kanë kaluar dhe se Basha ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar këtë kategori.

“Shumë persona më kanë pyetur pse po jap kontribut vullnetar në PD. Përgjigja ime ka qenë kjo, sepse unë e shoh PD se donte të shkëputej nga e shkuara. Vija logjike që u themelua ka nevojë për korrigjim, aty ku ka devijuar. Unë punoj me të rinjtë që ta njohin diktaturën, dua të parashtroj shkurtimisht se ku ka gabuar PD dhe cilat janë ato shanset e saj për t’u kthyer në promotorë e besimit e shpresës. Nuk ka moment më të mirë për ta dhënë këtë kontribut në PD, pikërisht në këtë moment historik që po kalon. Është e vërtetë që nga viti 1992 e 1996 pati përpjekje për rehabilitimin e ish-të përndjekurve, por në fund mbetën vetëm përpjekje. Disa e fituan pafajësinë dhe morën e dëmshpërblim. Por më pas kësaj periudhe nuk u fol më kurrë për drejtësi nga viktimat e komunizmit. Pse ata nuk kërkuan në protestat e para jo thjesht një kompensim material, por edhe ndëshkimin ligjor të tyre. Në atëkohë të burgosurit tanë politikë ishin në burgjet famëkeqe. Më i fundit prej tyre është larguar në mars të 91. Të përndjekurit politikë ia besuan mbrojtjen e dosjeve një force politike. Shtresa e të përndjekurve politikë presin që atyre t’u kërkohet falje. Të kthehen në muze burgjet, të ngrihen memorialë për viktimat e diktaturës. Lufta ndaj komunizmit është lufta e kujtesës ndaj harresës sepse regjimet komuniste kërkuan t’ia fshinin atyre kujtesën dhe humanizmin. Ka ardhur koha që PD t’i rikthehet premtimit të saj të hershëm për dekomunistizim, që nuk e lejon shoqërinë të emancipohet. Kjo arrihet duke e ndarë shoqërinë nga mendësia komuniste. Së dyti duke mbështetur një platformë të gjerë idesh. Platforma të diskutohet me ish të përndjekurit, diasporën dhe shoqërinë civile. Ky është detyrimi moral që ne kemi. Një proces i ndarjes me të shkuarës nuk vendos në vend dinjitetin e tyre, por vendos dinjitetin e shoqërisë shqiptare. Nuk mund të ketë një shtet demokratik pa respektuar gjakun e mijëra persona të burgosur dhe pa bërë transparencë ndaj atyre që bënë këto krime. A ka ndonjë parti tjetër që do e marrë përsipër këtë mision? Është vetëm PD. Në një takim me të përndjekurit politikë pyeta zotin Basha nëse ka vullnetin politik për t’i dhënë fund trashëgimisë komuniste, e ju u përgjigjët pozivitisht. Unë dua t’i besoj këtyre fjalëve dhe jam këtu për të trajtuar këtë çështje me seriozitet”, tha Godole.

Etiketa: BASHAjonida godolekategori

Lajme të lidhura

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Para
Duma: Berisha me vulë të zezë, bën karshillëk provincial ndaj SHBA-së

Duma: Berisha me vulë të zezë, bën karshillëk provincial ndaj SHBA-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26

Procedura e prokurimit publik për pastrimin e njësive administrative Himarë, Horë dhe Vranisht është mbyllur me shpalljen e kompanisë ALKO...

Lexo më shumë
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com