GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Golemi i Gjirokastrës dhe “Gega” firmosin pa garë 227 milionë lekë blerje karburanti

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Golemi i Gjirokastrës dhe “Gega” firmosin pa garë 227 milionë lekë blerje karburanti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Oligarku Paulin Gega ia gjen anën edhe Flamur Golemit. Me tenderin e fundit të bashkisë Gjirokastër, kompania e tij ka marrë të drejtën e furnizimit me naftë, benzinë dhe lëndë djegëse. Nuk dihet se me çfarë çmimi po e blen Golemi karburantin, por oferta përcakton vetëm fitimin e Gegës, 19 lekë për litër. Të gjitha transaksionet do të njoftohen me e-mail dhe furnizimi do të zgjasë deri në 31 dhjetor 2024.

 

Tenderi me “Flamur të kuq”

Më konkretisht, tenderi ka për objekt Loti 1 Nafte benzine, për të cilin do të shpenzohen 227 milionë lekë.

Sikur këtë tender ta organizonte vetë Gega, nuk do të shkonte më mirë se kaq. Menjëherë bie në sy se Open Data Albania i ka vënë tenderit “Red Flag”, për shkak të riskut të lartë të korrupsionit. Kështu, kontrata është dhuruar në mungesë të konkurrencës. Në këtë tender kanë marrë pjesë dy operatorë. Njëri është Hajrulla Xhihani PF, i cili ka një rol fiktiv, pasi ka paraqitur ofertë me zero lekë.

Ndërsa oferta tjetër është paraqitur nga “GEGA CENTER GKG” SHPK që ka marrë pjesë si bashkim operatorësh me subjektin tjetër “ANEL & CO”, në pronësi të Aleksandër Rogos. “GEGA CENTER GKG” SHPK zyrtarisht është në pronësi të Donike Gegës, bashkëshortes së Paulin Gegës.

Gega ka fituar me ofertën 22,715,896 lekë të reja (pa TVSH) ose gati 270 milionë lekë përfshirë TVSH. Rezulton se fituesit kanë ofruar një shifër 100% të njëjtë me fondin limit. Dhe këto të dhëna tregojnë qartë se tenderi është hartuar sipas kërkesave të Gegës!

Blihet lëndë djegëse për kaldajat e prishura

Ndërkaq, ajo që bie në sy është se një pjesë e karburantit do të blihet për kaldajat e disa shkollave në Gjirokastër dhe kopshteve. Në fakt, bashkia duhej të shpallte një tender për riparimin e kaldajave, pastaj të mendonte për lëndën djegëse që do të përdoret dimrin e ardhshëm.

Kështu, vazhdimisht ka pasur probleme në shkollën “Urani Rumbo” në qytetin e Gjirokastrës, madje deri në ultimatume për bojkot mësimor. Po ashtu edhe në shkollën “Koto Hoxhi” funksionimi i Kaldajës ka qenë me probleme dhe ka sjellë ankesa të prindërve.

Sasia e lëndës djegëse të parashikuar të furnizohet është 35432 litra, megjithatë nuk është e qartë nëse kjo mjafton për gjithë dimrin, apo bashkia do të zhvillojë ndonjë tender tjetër për këtë qëllim.

Ndërsa për mjetet e bashkisë është planifikuar të blihen 157568 litra naftë dhe 6456 litra benzinë. Sipas marrëveshjes që ka bërë Golemi me Gegën, këto shifra janë paraprake dhe mund të ndryshojnë në varësi të çmimit. E vetmja gjë fikse në këtë tender është fitimi i Gegës.

 

Problemet e Gegës me ligjin

Kujtojmë se Paulin Gega në gush 2019 u shpall në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Policia ka ushtruar kontroll në datën 07.08.2019. Nga kontrolli tatimor janë gjetur pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual .

Për këtë arsye i është kryer bllokimi i tregtimit të karburantit nga ky subjekt. Menjëherë pas bllokimit, u kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme.

Pas veprimeve të saj hetimore, Policia e Shtetit i referoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila xori një urdhër ndalimi më 9 gusht 2019. I njëjti person, ishte proçeduar katër vjet më parë (2015) nga Drejtoria e Policisë Shkodër, për veprën penale fshehje e të ardhurave.

Pasi i rregulloi “letrat” me qeverinë, oligarku Gega vazhdoi të përfitojë tenderat publikë në bashkëpunim me zyrtarët që e favorizojnë.

Brenda pesë vjetëve kjo kompani ka marrë 94 kontrata për blerje karburantesh nga institucionet shtetërore, shumica e të cilave me shkelje gjatë prokurimit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: aferaFlamur GolemigegaGjirokastërkaldajenaftetender abuzim

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Veliaj flirton me drejtorët hajdutë nga media e inceneratorëve

Meta: Veliaj po bën hatanë me taksat e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

Dashi Ngadalësoni dhe mbani një qasje më të rezervuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që përfshijnë dashurinë dhe bukurinë....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com