GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gomari veshgjatë, bostani dhe zorraxhiu i Tiranës

13:18 - 27/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Fushatat elektorale në kohët moderne kanë karakteristikat e tyre, të cilat janë të lidhura me karakterin dhe formën e regjimit. Në regjimet diktatoriale dhe autokratike mesazhet kryesore lidhen me figurën e liderit dhe sukseset e tij. Në regjimet demokratike fushatat elektorale bazohen në mesazhet, vizionin, çfarë duhet të ndryshohet, pse dhe çfarë përfiton shoqëria. Mesazhi kryesor dhe himni i fushatës duhet të jetë i lidhur me qëllimin që duhet të realizojë fushata politike.

Në fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, palët janë të polarizuara në qëndrimet e tyre politike, ashtu edhe në mesazhet e tyre. Rama ka zgjedhur veten e tij si simbol të fushatës, si përfaqësues të ‘së ardhmes’ dhe si himn elektoral tallavanë dhe muzikën e ahengut. Paraqitja e Ramës si simbol i të ardhmes, kur Rama nga dita në ditë përbën një figurë gjithnjë e më të diskretituar, simbol i korrupsionit dhe njeriut të disbalancuar që dashuron vetveten, kryeministrin pa ide dhe vizion, tregon se mazhoranca është e mbaruar dhe nuk ofron më asgjë. Vënia e portretit të tij në krye, jo vetëm kërkon të fshehë personazhet e PS që konkurrojnë, të cilët janë përzgjedhur nga shijet e liderit dhe ‘delezimit’ të pushtetit, por dhe të deklarimit të pushtetit të tij monist që ka kapur gjithë shtetin.

Himni i fushatës, tallavaja e tij, tregon marrëdhënien e tij emocionale me opinionin publik dhe konsideratën që ai ka për popullin shqiptar. Në mungesë të modelit dhe vizionit për të ardhmen, ai kërkon të kthejë fushatën në një spektakël iluzioni për të ruajtur dhe konsoliduar fasadën e jashtme dhe për t’ju larguar thelbit. Ai nuk do të japë llogari për të gjithë korrupsionin që po mbyt vendin, aferat abuzive të inceneratorëve dhe portit të Durrësit, shpenzimet e luksit, si përdorimi i avionit personal dhe 22 milionët e vlerës së udhëtimeve të tij. Me show-n dhe tallavanë e tij, ai dëshpërimisht kërkon të fshehë të shkuarën dhe të paraqitet si një aktor i ri.

Retorika e tij qesharake për rëndësinë dhe vlerat e bostanit, kastravecit dhe kungullit, apo thirrjet për mosfutjen e gomarit veshgjatë në Bashki, tregojnë që Shqipëria fatkeqësisht drejtohet nga klounë të rrezikshëm politikë, që fatet e vendit i shikojnë si një spektakël ku ata mund të luajnë si të duan.

Marrja e pozicionit të klounit vjen jo vetëm nga devijimet e tij të karakterit, të mbivlerësimit të vetes por edhe të fitores së tij personale, duke e nënshtruar, deformuar, shkatërruar Partinë Socialiste, duke depersonalizuar drejtuesit e saj dhe konsideruar si ‘dele’ që mund ti kullosë ku të dojë ai vetë. Nga ana tjetër, ai është tallur me kohë dhe me këtë popull me kusitë, tenxheren dhe tepsinë që donte ti kishte vetë në dorë dhe njerëzit e kanë duartrokitur. Vetë besimi se ky popull i duron në pafundësi abuzuesit dhe forcën e pushtetit i jep atij besim të luajë me të.

Sot që i ka dalë boja dhe është bërë i neveritshëm, i dëmshëm dhe i lodhshëm ai nuk ka frikë nga opinioni publik sepse ka kapur shtetin. Të vetmen mosllogaritje që bën në këtë fushatë është psikologjia e turmës së zemëruar, që është ngopur me sjelljen e tij abuzive, propagandën e shfrenuar, personalizimin e pushtetit dhe korrupsionin galopant. Retorika e Ramës dhe përsëritja e zorrës qorre dhe zorrës së trashë tregon shterpësinë e ideve të tij por edhe risjelljen në politikën shqiptare të vulgut dhe zhargonit të zorraxhiut. Kjo tallje e pakonceptueshme dhe e përsëritur e Ramës me opinionin publik është e frikshme dhe me pasoja për vendin nga një njeri që nuk njeh dhe respekton ligjet dhe kushtetutën. Në një vend normal të lirë do ta kishin shporrur me dru nga pushteti. Entuziazmi i Ramës që tani ka zbuluar zorrën qorre pas operacionit, ka nxitur ankth tek njerëzit, duke njohur karakterin plot ngjyra të kryeministrit, rolin e tij të misionarit, për ta paraqitur në zgjedhjet e ardhshme heqjen e apendicitit si një shpëtim dhe vizion për popullin për të ardhmen. Vetëm investimi për stadiumin e ‘Formula Uno’ është shumë pak për një udhëheqës global si ai për dekadën e ardhshme.

Populli e shpëtoftë Shqipërinë!

Etiketa: Agim NeshoEdi RamaOpinion

Lajme të lidhura

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Aktualitet

Mashtrim në emër të qenve: industria e ndyrë e “vullnetarëve” animalistë

11:15 - 07/02/26
Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Para
Luizi flet për Zhaklinën: Mbron Kristin, s’e kritikon kurrë

Luizi flet për Zhaklinën: Mbron Kristin, s'e kritikon kurrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale
Aktualitet

“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

12:56 - 19/02/26

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se "Durana Tech Park" është një skenë mashtrimi nga ana e qeverisë për...

Lexo më shumë
Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

12:54 - 19/02/26
Sezon i çmendur për Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren

Pasi e ‘masakruan’ për ndeshjen, tifozët dhe sportdashësit urojnë Berat Gjimshitin për ditëlindje

12:42 - 19/02/26
Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës

Berisha: Këta po sillen si pushtues, ndaj ftoj shqiptarët të thonë fjalën e tyre nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës

12:13 - 19/02/26
Topalli: Kur hyra për herë të parë në Kuvend, PS përfaqësohej nga Nano e Agolli, sot ka përfunduar me Zegjinenë

Topalli: Kur hyra për herë të parë në Kuvend, PS përfaqësohej nga Nano e Agolli, sot ka përfunduar me Zegjinenë

11:52 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com