GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhe ble mish dhe peshk të cilësisë së dytë për azilet dhe spitalet, tenderi 230 MLN lekë i anuluar dy herë

14:04 - 02/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tani është bërë e qartë përse u krijua dikasteri që drejton Blendi Gonxhe, i shoqëruar me kalimin e agjencisë së tenderave të përqendruar nga Ministria e Brendshme

Tani është bërë e qartë përse u krijua dikasteri që drejton Blendi Gonxhe, i shoqëruar me kalimin e agjencisë së tenderave të përqendruar nga Ministria e Brendshme

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tani është bërë e qartë përse u krijua dikasteri që drejton Blendi Gonxhe, i shoqëruar me kalimin e agjencisë së tenderave të përqendruar nga Ministria e Brendshme tek Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vetëm emri ka ndryshuar, duke e quajtur Operatori i Blerjeve të Përqendruara, por abuzimet me tenderat vazhdojnë nga një dorë e re.

Së fundmi, Operatori i Gonxhes kërkon të blejë mish për azilet dhe spitalet në mënyrë të parregullt. Më datë 26 nëntor 2024, në Agjencinë e Prokurimeve Publike është shpallur gara për tenderin me objekt ‘Loti I “Blerje mish dhe nënproduktet e tij”, për të cilin Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka vënë në dispozicion 230 milionë lekë.

Kjo shifër justifikohet me faktin se do të blihet mish për:

1.Spitali Rajonal Fier
2. Qendra Ditore Polivalente, Bashkia Sarande
3. Drejtoria e Spitalit Rajonal Gjirokastër
4. Shtëpia e të Moshuarve Shkodër
5. Drejtoria e Shërbimit Spitalor Bulqizë
6. Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë
7. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit /Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

Duhet të theksojmë se më së shumti janë porositur salçiçe dhe proshuta, që shpesh të moshuarit nuk i konsumojnë dhe nuk janë të rekomandueshme për të sëmurët nëpër spitale.

Gjithsesi problemi qëndron edhe më thellë.

Ky tender parashikohet që të zhvillohet më datë 17 dhjetor 2024, ndërkohë që Open Data Albania e ka vlerësuar paraprakisht me “Flamur të kuq”. Monitoruesi i pavarur paralajmëron se ky është një tender që është anuluar më shumë se dy herë, gjë që ligji për prokurimet nuk e lejon.

 

Nuk paraqitet ndonjë dokument as në KPP përse është anuluar ky tender dy herë, por historia ka treguar që anulimet ndodhin për shkak të problematikave në kritere, apo përzgjedhje operatorësh.

Cilado që të ketë qenë arsyeja, “Flamuri i Kuq” është shenja e riskut të korrupsionit, që tregon se ky prokurim nuk është në rregull për të vazhduar procedurat, pasi rreziku është i lartë për shpërdorimin e fondit.

Theksojmë se në këtë projekt përfshihet po ashtu, edhe Loti 2 me objekt “Blerje peshq”.

Ajo që na bie në sy është se peshku do të blihet në Korçë i cilësisë së dytë.  Mos harrojmë se këtu se ky produkt do të konsumohet në spital dhe në shtëpinë e të moshuarve.

 

Në fakt, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ndjek traditë e shpërdorimeve në këto institucione. Në vitin 2022 është hapur një tender me objekt “blerje artikuj ushqimorë” me fond 6.7 milionë lekë. Në Lotin 2, kjo agjenci kërkonte “Blerje peshq” për Shtëpinë e të Moshuarve Tiranë, me fond 274 mijë lekë. Dhe, vetëm për Azilin, kërkohej të blihej peshk i cilësisë së tretë.

Ndërkohë, institucionet e tjera në këtë tender kanë kërkuar të blejnë peshk të cilësisë së dytë.

 

Emisioni “Fiks Fare” në atë kohë ka denoncuar se shtëpitë e Pushimit, atje ku qëndrojnë krerët e shtetit, blejnë peshk dhe fruta deti të cilësisë së parë. Madje, edhe pajisje për pastrim dhe filetim të peshkut. Ndërkohë, i vetmi institucion që blen peshk të cilësisë së tretë është Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë (Azili i Pleqve).

Ndërsa tani meqenëse bëhet fjalë për të sëmurë e të moshuar, Gonxhe do të blejë për të gjithë peshk të cilësisë së dytë.

Ne sugjerojmë që dokumentet e këtij tenderi të shikohen me kujdes nga Agjencia e Prokurimeve, pasi bëhet fjalë për ushqimin e njerëzve të sëmurë dhe të moshuar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: anulimGonxheKPPmishopen data albaniapeshkr denoncimred flagtende

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Tragjedi në stadium, më shumë se 50 të vdekur në Guinea, mes tyre edhe fëmijë

Tragjedi në stadium, më shumë se 50 të vdekur në Guinea, mes tyre edhe fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Degradimi i pushtetit vendor, afro gjysma e kryebashkiakëve ndodhen nën akuzë për abuzime

09:34 - 20/02/26

Mëngjesin e 10 shkurtit 2025, ekranet e televizioneve po transmetonin ‘live’ kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj duke inspektuar një kopësht,...

Lexo më shumë
Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën në fshatin Shën Vasil të Himarës

09:28 - 20/02/26
Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

Zbulohet tuneli me kanabis në Shkodër, arrestohen tre persona dhe procedohen tre punonjës së OSHEE

09:24 - 20/02/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën

08:38 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com