GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhe ia shtron me euro lavanderinë Kristinka Lekës, i fal tenderin 3.1 MLN euro të Spitalit Psikiatrik në  Elbasan

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gonxhe ia shtron me euro lavanderinë Kristinka Lekës, i fal tenderin 3.1 MLN euro të Spitalit Psikiatrik në  Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmenia Kristinka Leka, me ndihmën e ministrit Blendi Gonxhe, krijon monopolin e lavanterisë për spitalet për 4 vitet e ardhshme. Larja e çarçafëve dhe dyshekëve duket si i janë lënë në dispozicion firmës së saj për çdo spital, ndërsa çdo tender i zhvilluar del fiktiv. Këtë herë radhën e ka Spitali Psikiatrik në Elbasan.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara në Varësi të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka hapur tenderin me objekt ‘Shërbim i Lavanderisë dhe hotelerisë për Spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” Elbasan dhe qendrat në varësi të tij’. Tani e kemi parë që ministri Gonxhe vepron vetëm më vlera të majme. Prandaj, për t’i rritur vlerën tenderit, kontrata është bërë me afat 4 vjet, veprim që e çon fondin limit në 3.1 milionë euro (pa llogaritur TVSH).

Gara për këtë tender ka qenë e hapur për një muaj dhe ishte e rëndësishme që të  shfaqnin interes sa më shume firma me oferta të ndryshme.

Por, kur fituesi është i paracaktuar dhe kriteret i përshtaten vetëm një kompanie, nuk ka vend për të tjerët.

Pra, siç jemi mësuar, në tenderët e fundit për lavanderitë e spitaleve, aplikoi vetëm firma “ABI’S” SH.P.K”  e regjistruar emrin ‘DEVIS” shpk’.

Meqenëse në lojë ka hyrë pronarja Kristinka Leka, firma e saj u shpall menjëherë fituese. Njerëzit e Blendi Gonxhes në Operatorin e Blerjeve të Perqendruara nuk lodhen me kërkesat që kërkon ligji, por ecin sipas porosive. Më datë 29 korrik 2024, është mbyllur tenderi dhe më datë 16 shtator 2024 është bërë publike kontrata e skuqur në shkelje.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ndërsa në përshkrimin e motivacionit për tenderin 3.1 milionë euro, thuhet se ka “mungesë konkurrence”. Deri tani institucionet eprore APP dhe KPP nuk kanë ndërhyrë, ndërsa Leka do ta shfrytëzoje këtë kontratë për 4 vitet e ardhshme.

Vjedhjet në spitale në 1 muaj

Dhjetë ditë më parë bëmë publike aferën e Gonxhes me Lekën për tenderin me objekt “Shërbim i Lavanderisë dhe hotelerie për Spitalin Rajonal Elbasan”. Ku në të njëjtën mënyrë firma  ABI’S” SH.P.K”  u shpall fituese e kontratës me vlerë 1.3 milionë euro, gjithashtu me afat 4 -vjeçar.

Por, më herët, më 22 korrik 2024, kompania e Kristinka Lekës kishte marrë tender me negocim për dy vjet për shërbimin e lavanderisë së Qendrës Spitalore “Xhafer Kongoli” Elbasan.

Pra, tenderi i tretë që merr brenda pak javësh nga institucionet shëndetësore në Elbasan. Ndërkohë më datë 11 shtator ne kemi denoncuar edhe tenderin me objekt ‘Loti 2: Shërbim i lavanderisë dhe hotelerisë për nevoja te Spitalit Rajonal Vlorë’, që e ka marrë po ashtu pa garë Kristina Leka.

Për këtë shërbim janë vënë në dispozicion 1.8 milionë euro.

Katër kontrata që i janë firmosur brenda muajit shtator me vlerë rreth 6 milionë euro. Nëse nuk do të kishte ndonjë marrëveshje me zyrtarët e tenderave, të gjitha kontratat nuk do t’i jepeshin një kompanie të vetëm sepse vihet në dyshim kapaciteti teknik i saj. Për më tepër, kontratat vazhdojnë t’i jepen pa garë kësaj kompanie.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimBlendi Gonxhespitali psikiatrik ne elbasantener

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Dosja “Wisdom”/ Kush është zyrtarja që u korruptua me çantën “Luis Vitton”, dhurata dhe për Evis Kushin e diplomatët

Dosja “Wisdom”/ Kush është zyrtarja që u korruptua me çantën “Luis Vitton”, dhurata dhe për Evis Kushin e diplomatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës,...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com