GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit Operatori i Blerjeve të përqendruara

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit Operatori i Blerjeve të përqendruara

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit Operatori i Blerjeve të përqendruara që është në varësi të kësaj ministrie, po vë bën tendera me sulm për lavanderitë e spitaleve në vend, duke shpërndarë kontrata shumëvjeçare.

Së fundmi u erdhi radha spitaleve në Fier, për të cilët do të shpenzohen 2.3 milionë euro për t’u larjen e çarçafëve për 2 vite.

Për të xhiruar këto fonde, komisioni i Gonxhes ka zhvilluar dy procedura prokurimi. Tenderi i parë ka objekt Loti 1: “Shërbim i lavanderisë për pacientët e hospitalizuar në Spitalin Rajonal “Memorial”, Fier”.  Ne kemi denoncuar shpesh tenderat abuzivë që bëhen për spitalin që ndërtoi qeveria turke. Paratë shkojnë për akomodimin e mjekëve turq apo për pastrimin e  mbetjeve. Tani shohim se sa e kushtueshme është bërë larja e çarçafëve.

Sipas të dhënave, ky shërbim është për 2 vjet dhe shuma që do të shpenzohet është  841 milionë lekë.

Afati për dorëzimin e ofertave është mbyllur më datë 24 tetor 2024, por ka marrë pjesë vetëm firma “UNIVERS SERVIS”. Ky është një sinjal që procedura të pezullohej për mungesë konkurrence. Por, kur janë fonde kaq të mëdha nuk pyetet shumë ligji mbi prokurimet. Pra, kontrata i është falur firmës së vetme pjesëmarrëse dhe më datë 29 tetor 2024 është bërë publike në Agjencinë e Prokurimeve.

 

Tenderi mban “Flamurin e Kuq” të vendosur nga Open Data Albania për të treguar riskun e korrupsionit.

Shtojmë se firma “UNIVERS SERVIS” është  në pronësi të Plarent Gjinarit. Edhe në vitin 2022, Gjinari përfitoi 730 MLN lekë për larje çarçafësh tek Spitali i Fierit. Ky biznesmen rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë Rada Oil Industry. Kompania tjetër e tij rezulton të ketë fituar miliarda lekë nga shoqëria aksionare me kapital shtetëror Albanian Gas Industry.

1.5 mln euro për çarçafët në Spitalin Rajonal Fier

Gonxhe ka vazhduar më tej këtë projekt duke zhvilluar një lot të dytë që ka si objekt “Loti 2: “Shërbim i lavanderisë dhe hotelerisë në Spitalin Rajonal Fier”. Pra këtu janë bashkuar dy shërbime që i jepen në paketë një subjekti të vetëm. Edhe në këtë lot është përsëritur skema abuzive e Gonxhes.

Deri në ditën ku është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave kanë  paraqitur ofertën e tyre vetë bashkimi i operatorëve “KOMBI INVEST” shpk – ”MINE LLOSHI” p.f, me vlerë sa 100% e fondit limit.

Tenderi është mbajtur në fillim të muajit gusht 2024, me mungesë konkurrentësh dhe me një ofertë super të shtrenjtë.

Gonxhe ka vazhduar procedurat tenderuese, edhe pse duhej anuluar tenderi.

Ky tender edhe dokumentacionin e ka të hartuar shkel e shko, pasi në njoftimin zyrtar të nderit (dokumenti më sipër) afati i caktuar nga OBP është 24 muaj, ndërsa në shpalljen e fituesit (dokumenti më poshtë) afati i fiksuar është 36 muaj.

Nuk tregohen arsyet, nuk dihet nëse është bërë ndonjë ankesë, por kontratat është mbajtur larg syve të publikut deri më datë 15 tetor 2024.

Edhe në këtë kontratë, Open Data Albania ka ngritur “Flamurin e Kuq” për riskun e korrupsionit që i kanoset fondit për shkak të shkeljeve të ligjit nga ana e Autoritetit Kontraktor.

Kështu në pak dite Gonxhe firmosi abuzimin me vlerë totale 2.3  milionë euro për larje çarçafësh.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: Bledi Gonxhelarje carcafeshn\mungese konkurrencer lavandderired flagspitali fiertedne

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Silvinjo e la në stol gjatë EURO 2024, Beshiktash bën gati ofertën për mbrojtësin

E konfirmon trajneri: Ardian Ismajli mund të largohet nga Empoli në merkaton e Janarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com