GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhja hap thesin, qeras me 28 mln lekë mikun e baxhanakut të Ramës për një sistem thithës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Gonxhja hap thesin, qeras me 28 mln lekë mikun e baxhanakut të Ramës për një sistem thithës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blendi Gonxhja, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) duket se i është rikthyer sërish tenderave te dyshimtë. Në rastin konkret rezulton se ky zotëri ka nevojë për një sistem thithës, të cilin mund t’ia vendosë vetëm Gerond Meçe me firmën e tij “Advanced Business Solutions – ABS”.

Por cili është ky personazh? Kompania e tij fiton prej kohësh tendera me “llokma të mëdha” nga një pjesë e mirë e institucioneve në vend. Në media thuhet se Gerond Meçe njihet edhe si mik i ngushtë i Armand Frangut. Ky i fundit është baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

Lidhja mes tyre del në një faqe web izraelite, ku gjenden kompanitë që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe ku kjo kompani figuron me dy bashkëpronarë që janë Armand Frangu dhe Gerond Meçe.

Nderkohë tenderi në vetvete është i dyshimtë pasi ka mungesë totale konkurrence dhe vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit të tenderit. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-37071-07-25-2022 dhe me objekt “Furnizim, vendosje e një sistemi të jashtëm thithës të mbetjeve të djegies për dy makineritë e Personalizimit”.

Fondi limit i kësaj procedure është 2,350,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 28 milionë lekë të vjetra me TVSH. Siç e paraqitëm dhe më parë, në tender ka marrë pjesë vetëm kompania në fjalë, e cila duke mos patur konkurrencë është shpallur edhe fituese për vlerën e ofruar prej 2,300,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 28 milionë lekë të vjetra. Kjo vlerë është sa 97.9% e fondit limit, duke rritur ndjeshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar që në fillim./ Marrë nga JOQ

Etiketa: Blendi Goxhjakryesore2

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Atentati në Vlorë, gjendet një kallashnikov në makinën e djegur në Frakull

Vrasja mafioze në Panaja/ Del skema në 3D, lëvizjet e autorëve dhe shënjestrave (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com