GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhja i xhiron pa garë 10 miliardë lekë Xhavit Ismailit për të bojatisur Spitalin Ushtarak

12:42 - 08/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto lekë po administrohen nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, i cili ka kohë që marrë duart e tij pjesën e kuanit të fondeve

Këto lekë po administrohen nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, i cili ka kohë që marrë duart e tij pjesën e kuanit të fondeve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria do të harxhojë 10 miliardë lekë për bojatisjen e Spitalit Ushtarak. Këto lekë po administrohen nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, i cili ka kohë që marrë duart e tij pjesën e kuanit të fondeve të shëndetësisë. Duke përdorur Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, ministri Gonxhe ka firmosur shpenzimin e 10 miliardë lekëve. Këto para do të shkojnë për të rregulluar fasadën e spitalit Ushtarak, përmes prokurimit me objekt  “Rikonstruksion i Godinës së Korpusit Qendror dhe Sistemimi i Ambienteve të Jashtme të Spitalit Universitar të Traumës”.

Sipas të dhënave do të bëhet çmontimi dh riparimi i kamerave dhe kondicionimit nëse kanë nevojë, si dhe e gjithë fasada e jashtme e godinës.

“Objekt i detyrës se projektimit është rikonstruksioni total i të gjithë elementeve të objektit, duke nisur nga rikonstruksioni dhe rifiniturat e godinave, duke përfshirë rehabilitimin e sistemit konstruktiv (nëse paraqitet problematike), çmontimit dhe largimit të të gjithë instalimeve të sistemeve të ndryshme (elektrik, të kondicionimit, aspirimit, të kamerave, brenda hapësirës së Korpusit Qendror të Spitalit Universitar të Traumës.
Sipas planit te rikonstruksionit te godinës, me financim nga buxheti i shtetit, është parashikuar një rikonstruksion i ambienteve duke e kthyer ne ambiente te përshtatshme me një funksionim normal dhe dinjitoz dhe me standardet me te mira ndërkombëtare për këto tipe godinash te Spitalit Universitar te Traumës
”, thuhet në dokument.

Është vërtetë se gjendja e spitalit është “jo dinjitoze”, por jo për shkak të pamjes së jashtme. Në këtë pikë ne sigurisht sugjerojmë që me kaq shumë para se do të derdhen, të bëhet ndërhyje edhe në ambientet e brendshme, pasi shumë dhoma dhe tualete janë në gjendje skandaloze.

Tenderi me shkelje

Shohim se Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamur të kuq” (shenja e riskut të korrupsionit) për mungesë konkurrence dhe përzgjedhjen e ofertës më të shtrenjtë. Edhe pse kanë shfaqur interes 12 kompani me oferta të ndryshme, procedura është mbyllur në mënyrë abuzive

 

Tre prej kompanive kanë hapur rrugë duke dorëzuar dokumentet me vlerë zero lekë, kështu mbetën 9 kompani, që pritej të garonin mes njëra-tjetrës. Por, Gonxhe i ka skualifikuar automatikisht, përfshirë këtu edhe firmën që kishte me ofertën më të ulët.

Kompania fituese “ALBA KONSTRUKSION” sh.p.k, në pronësi të Xhavit Ismailit, ishte e paracaktuar që të merrte tenderin. Biznesmeni Ismaili është bërë shpesh protagonist i tenderave të tillë dhe sërish nuk e nxjerr njëri nga loja.

 

Përkundrazi gjithmonë e më shumë i jepet hapësirë në procedurat tenderuese me vlera të mëdha. Kjo firmë është zotëruese e katër koncesioneve;

  1. Koncesioni me objekt “Ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e hidrocentralit Kryezi dhe Kryezi i Epërm”, përmes kompanisë bijë  BEKIM ENERGJITIK
  2. Koncesioni me objekt “Ndërtim, operim, transferim e Hidrocentraleve Backa 1, Backa 2, Backa A, Backa B, Backa C”, përmes kompanisë  KROI MBRET ENERGJI
  3. Koncesioni me objekt “Ndërtim, operim dhe transferim i Hidrocentraleve Prishta 1, Prishta 2”, kompania bijë HP “Prishta 1 & 2 ENERGY”
  4. Koncesioni me objekt “Për përmirësimin e infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës për katër objektet arsimore në zonën Tirana 4”, Shoqërie Koncesionare Tirana 4.

Pra, kompania e Ismailit i ka shtrirë “tentakulat” gjithë andej dhe nuk është surprizë që Gonxhe e veçoi për t’i dhënë këtë tender.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBlendi Gonxhered flagrikonstruksionSpitali i Traumestender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Vrau Ramazan Matajn, dëshmon Arjon Hasaj: I prishi dy martesa motrës, shpërndau video intime

Vrau Ramazan Matajn, dëshmon Arjon Hasaj: I prishi dy martesa motrës, shpërndau video intime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com