GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gonzato mesazh politikës shqiptare: Integrimi kërkon unitet dhe reforma reale

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Gonzato mesazh politikës shqiptare: Integrimi kërkon unitet dhe reforma reale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE, ku theksoi se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij Gonzato tha se “takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas zgjedhjeve të majit kemi tashmë një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetës një agjendë ambicioze për anëtarësimin në BE”.

“Ashtu siç e tha edhe kryetari i Kuvendit, Peleshi, kjo është një ambicie e të dyja palëve, pra anëtarësimi në BE mbetet një objektiv kombëtar i përbashkët dhe gëzon mbështetje të gjerë në gjithë spektrin politik.

Kjo është një çështje shumë rëndësishme sepse në fakt i anëtarësimi është një proces shndërrues që kërkon angazhim dhe përkushtim nga të gjithë sektorët e shoqërisë dhe përfaqësuesit e tyre të zgjedhur”, nënvizoi Gonzato.

Kreu i BE-së tha se “arsyeja e kësaj mbështetje të gjerë politike është e thjeshtë sepse integrimi në BE pasqyron aspiratën e më shumë  90% të qytetarëve shqiptarë dhe për të përmbushur këtë pritshmëri kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare me synim për të arritur këtë objekt të përbashkët kombëtar”.

Tashmë, vijoi Gonzato, Shqipëria ka hapur 5 nga 6 grup-kapitujt negociues dhe puna po vazhdon për të hapur grupimin e fundit mbi bujqësinë përpara fundit të këtij viti.

“Ky është një sukses i qartë për Shqipërinë, por është vetëm fillimi, sepse në fakt është fundi i fillimit. Mbyllja e kapitujve është një ushtrim shumë më i vështirë sesa hapja e tyre.

Aktualisht vëmendja është përqendruar tek përmbushja e piketave të përkohshme, me objektivat e ndërmjetme që shtetet anëtare i kanë përcaktuar Shqipërisë si prova e vendosmërisë së saj për reformat e nevojshme”, theksoi Gonzato.

Këto kritere, shtoi Gonzato, janë pjesa themelore që duhet të plotësojë një vend aspirant dhe janë aq të rëndësishme sa pa përmbushjen e tyre asnjë kapituj me asnjë grup-kapitull nuk mund të mbyllet përkohësisht.

“Plotësimi i këtyre kritereve të përkohshme që janë quajtur piketa të përkohshme do të jetë një provë kyçe e vendosmërisë së Shqipërisë”, tha Gonzato.

Më tej Gonzato theksoi se “është shumë e rëndësishme që institucionet e pavarura të drejtësisë duhet të përditësojnë procedurat e tyre të brendshme dhe të marrim masa që të kenë burime të mjaftueshme për të vijuar kontrollet dhe integritetin dhe aftësitë në përputhje me standarde të rivlerësimit”.

Lajme të lidhura

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë
Aktualitet

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26
Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve
Aktualitet

Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

15:37 - 24/10/26
Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas
Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26
Para
Një gol mjafton, Egnatia i jep Teutës humbjen e parë të sezonit.

Një gol mjafton, Egnatia i jep Teutës humbjen e parë të sezonit.

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë
Aktualitet

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26

Një situatë aspak normale ka krijuar Policia e Shtetit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Policia ka hedhur gaz...

Lexo më shumë
Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

Protesta studentore/ Tabaku: Policia dhunë çnjerëzore ndaj të rinjve

15:37 - 24/10/26
Të dielën ndërrohet ora, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

15:30 - 24/10/26
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

15:15 - 24/10/26
Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

Pse mungoi kryedemokrati Berisha në protestën e opozitës? Tabaku: Ishte zgjedhja e tij

14:57 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com