GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Goro hedh 200 MLN lekë për bilbila dhe topa palestre, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujtojmë se Jorgo Goro është paraqitur në 5 tetor 2023 në ambientet e SPAK. Kjo për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shumë shkelje dhe pabarazi në tenderët e tij.

Kujtojmë se Jorgo Goro është paraqitur në 5 tetor 2023 në ambientet e SPAK. Kjo për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shumë shkelje dhe pabarazi në tenderët e tij.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i zgjedhur në maj 2023, Fredi Beleri kalbet në burg për blerje votash, ndërsa Jorgo Goro vazhdon të mbajë postin e kryetarit në detyrë dhe të shijojë tenderët! Goro tani po nxiton “të kap ç’të kap” me abuzime duke shfrytëzuar detyrën, edhe për faktin se kryeministri ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme në Himarë.

Këtë herë Goro ka hedhur si grep tenderin me objekt “Ndërtimi i palestrës së mbyllur, Shkolla Borsh”. Investimi i bashkisë për një palestër nuk duket si prioritet për fshatin që shpesh mbetet pa drita dhe ka nevojë për ndërhyrje të thellë në infrastrukturën e rrugëve dhe kanalizimeve.

Megjithatë. mirë i bëhet Borshit ta ndërtojë palestrën. Sipas dokumentacionit, objekti do të jetë një sallë e gjatë me disa pajisje për lojëra, si për shembull; bilbila dhe topa të butë.

 

 

Si rrallë herë, për këtë projekt janë interesuar që të marrin pjesë 13 firma, prandaj pritej një garë e fortë.

Në fund të fundit janë shumë lekë për palestrën e një shkolle.

Siç bën gjithmonë, Goro me guxim i është shmangur rregullave për përcaktimin e fituesit, por i ka rënë  shkurt dhe e paracaktuar.

Kryetari ka përjashtuar menjëherë nga gara 12 kompani, përveç fituesit. Madje 4 prej firmave kishin oferta më të lira se sa kompania e përzgjedhur si fituese. Gjithsesi, mbi tryezën e Goros u ul vetëm një avion prej letre që sillte zarfin me ofertën e firmës EREDA SHPK.

 

Kështu më datë 20 dhjetor 2023 Alqi Gjoka dhe Jorgo Goro kanë nënshkruar kontratën në shkelje të ligjit.

Dhe kësaj bashkie i shtohet një tjetër prokurim me “Red Flag” sipas vlerësimit të bërë nga Open Data Albania. Kjo është shenjë që tregon riskun e lartë të korrupsionit. Po ashtu,  mund të shërbejnë si prova të qarta për SPAK-un që ka nisur të mbushë dosjet e kryebashkiakëve që abuzojnë me fondet.

 

Kujtojmë se Jorgo Goro është paraqitur në 5 tetor 2023 në ambientet e SPAK. Kjo për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shumë shkelje dhe pabarazi në tenderët e tij. Çështja më kryesore ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: himarJorgo Goroplester shkolletener

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Kërcënimet për sulm në Kosovë, KFOR shton trupat dhe makineritë

Kërcënimet për sulm në Kosovë, KFOR shton trupat dhe makineritë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në...

Lexo më shumë
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com