GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goxhaj padit Ramën në SPAK për reklamim të materialeve p*rnografike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goxhaj padit Ramën në SPAK për reklamim të materialeve p*rnografike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD – ASHM në Tiranë, ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama. Goxhaj ka sjellë një kallëzim, për rastin kur Rama ka bërë një deklaratë në lidhje me fëmijët e vegjël, duke i drejtuar ata të kërkojnë foto nudo të tij në Google.

Goxhaj thekson se kjo është një veprim që përbën reklamim të materialeve pornografike. Sipas tij, kjo është një shkelje e rëndë dhe e paarsyeshme, duke e cilësuar faqen e Edi Ramës si një faqe pornografike.

Ai gjithashtu kritikon se Rama nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë për fëmijët e prekur, 13-16 vjeç. Goxhaj kërkon që SPAK dhe Prokuroria e Tiranës të hetojnë këtë rast për kundravajtje penale. Në fund, ai shpreh shqetësimin se një votues socialist mund të mbështesë një person që i thotë fëmijëve të vegjël të kërkojnë materiale pornografike.

“Une jam këtu në SPAK, kam sjellë kallëzimin, ku tekstualisht thuhet: linku në sekonda ku Edi Rama ka folur dhe ka thënë fëmijëve të vegjël. Kemi videon në faqen e tij, pra ky nuk është një pretendim i jonë, ky është një fakt, ne kemi sjellë faktin, tek neni ku recitohet fakti, ku thuhet reklamimi i materialeve. Quhet reklamim kur kryeministri i thotë fëmijëve të vegjël: futuni në Google dhe kontrolloni për: ‘Rama nudo’ dhe aty do më shikoni, dhe i bën ca morale që s’ka asgjë të keqe që ai të dalë lakuriq. Dhe këto foto po t’i shikojmë, në çdo lloj forme, në çdo lloj pamje, quhen materiale pornografike. Mjafton të futesh në një faqe pornografike dhe sheh material të ngjashëm, kjo është faqja e Edi Ramës që është tashmë një faqe pornografike.

Faqja zyrtare e Partisë Socialiste është një faqe pornografike sepse aty ku thuhet pikërisht shkoni dhe kërkoni fotot e mia nude, i thotë fëmijëve të vegjël, ky ka konsumuar kundravajtjen penale. Nuk e di çfarë duhet të bëjë më shumë një SPAK për ta trajtuar këtë çështje, por sikur edhe Prokuroria e Tiranës për shkak të kompetencës së mund të quhet kundravajtje penale. Edi Rama nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë për fëmijët e vegjël, ai ka thënë ‘nuk kishte fëmijë’, por fëmijët janë aty, fëmijët janë 16 vjeç, 14 vjeç, 13 vjeç, janë djem dhe vajza, domethënë në të dyja rastet ai ka konsumuar. Dhe unë nuk e kuptoj dot një votues socialist, që ka një vajzë në shtëpi që do të votojë për një person që i thotë fëmijëve të vegjël: futuni në Google dhe shikoni fotot e mia pornografike,” tha Goxhaj.

Etiketa: GoxhajRamaSpak

Lajme të lidhura

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Para
Janë njësoj si ju/ Një fakt interesant që nuk e keni ditur për gorillat!

Janë njësoj si ju/ Një fakt interesant që nuk e keni ditur për gorillat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365
Breaking Views

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

Mijëra përdorues në mbarë botën janë përballur me probleme në përdorimin e shërbimeve të Microsoft, pas një ndërprerjeje që preku...

Lexo më shumë
Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

Pr/ligji për sponsorizimet: Zbritet deri 30% nga tatim-fitimi! Qeveria: Totali i sponsorizimeve deri 22 mln euro!

21:45 - 12/11/26
Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com