GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitën 140,000 euro në një Exchange në Shkodër, kapet në Turqi gjeorgjiani, dy të tjerë në kërkim

13:57 - 11/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitën 140,000 euro në një Exchange në Shkodër, kapet në Turqi gjeorgjiani, dy të tjerë në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku tre shtetas të prezantuar si ukrainas arritën të vidhnin 140.000 euro nga një pikë shërbimesh.

Autoritetet shqiptare kanë arritur të identifikojnë tre personat që mashtruan pronarin e pikës së këmbimit valutor rreth orës 18:00 të së premtes, si shtetas gjeorgjinaë dhe nisën menjëherë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Blutë zbuluan se autori kryesor i grabitjes kishte udhëtuar drejt kryeqytetit të Bosnje dhe Hercegovinës, e më pas prej andej kishte fluturuar në drejtim të Turqisë.

“Më datë 09.08.2024, rreth orës 18:00, në sheshin Zdrale, Shkodër, këta shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë pronarit të një pike të këmbimit valutor, shtetasit E. I., shumën prej 140 000 euro dhe më pas janë larguar menjëherë nga Shqipëria. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 3 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke i marrë një shumë parash në euro, u bë i mundur identifikimi i 3 autorëve të dyshuar. Në vijim të veprimeve të thelluara, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, bëri të mundur zbulimin e itinerarit të autorit kryesor të dyshuar për këtë ngjarje, i cili po lëvizte nga Sarajeva në Stamboll me destinacion kryeqytetin e Gjeorgjisë.”

Pas zbulimit të itineratit të tij, në koordinim me policinë turke u krye edhe arrestimi i 40-vjeçarit në aeroportin e Stambollit. Menjëherë pasi është vënë në pranga, policia turke ka kryer procedurat e nevojshme dhe grabitësi gjeorgjian është ekstraduar paraditen e së dielës drejt Tiranës.

“Në kuadër të operacionit policor “TRACKING”, policia turke, bazuar në informacionin e marrë nga Policia Shqiptare e cila kishte ndjekur lëvizjet e autorit të dyshuar, bëri të mundur kapjen e shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili është deportuar në Rinas mesditën e sotme. Në momentin e kapjes në aeroportin e Stambollit, Policia Turke, gjatë kontrollit fizik, i gjeti me vete një shumë prej 7500 euro.”

Autoritet në Shqipëri sqarojnë se kanë lokalizuar edhe dy grabitësit e tjerë gjeorgjianë dhe po punohet me njësitë policore të shteteve partnere për arrestimin e tyre.

“Po në vijim të hetimeve të thelluara nga Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet strukturës së specializuar në varësi të tij, në bashkëpunim me DVP Shkodër, është bërë i mundur edhe lokalizimi i dy autorëve të tjerë, dhe bashkëpunohet ngushtësisht me homologët për kapjen e tyre. Në vijim të veprimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy autorët e tjerë të dyshuar, shtetasit gjeorgjianë G. T., 45 vjeç dhe B. T., 36 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.”

Etiketa: GrabitjeShkodër

Lajme të lidhura

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Para
Tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Tjetër vatër zjarri shfaqet në Maqellarë, nis ndërhyrja nga toka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë
Aktualitet

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Lexo më shumë
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com