GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitën me armë noterin në Sarandë, 24 vite burg për autorët

09:26 - 26/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitën me armë noterin në Sarandë, 24 vite burg për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 24 vite burg dy autorët e grabitjes me armë të noterit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në 20 tetor 2021. Samet Brahimi, 35 vjeç nga Shkodra, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe Ilia Mata, 30 vjec nga Tirana, u dënuan me nga 18 vjet burg secili për “vjedhje me armë” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” por në aplikim te gjykimit të shkurtuar u dënuan me nga 12 vite burg, ndërsa Elis Avduli alias Mile Xhafa, 54 vjec nga Konispoli, i dënuar më parë në Greqi për trafik droge, u shpall i pafajshëm. Për dy të parët Prokurori Ilir Hoxha kishte kërkuar të njëjtin dënim që dha gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa për Avdulin kishte kërkuar 12 vjet burg dhe me gjykim të shkurtuar 8 vjet.

Mëngjesin e 20 tetorit 2021, dy persona i zunë pritë Thoma e Martha Kaçit teksa ata po merrnin ashensorin për të dalë nga banesa në lagjen nr.4 të Sarandës. Nën kërcënimin e një Kallashnikovi, grabitësit i futën brenda bashkëshortët, i lidhen dhe u larguan me rreth 13.500 euro dhe mbi 5 milionë lekë të vjetra e dy çelësa automjetesh. Në dëshminë e tij noteri Kaci tha se fillimisht njër prej autorëve i tha se kishte urdhër për ta vrarë Kacin por nëse ai i jepte para, ai do e falte.

Pas kqyrjes së disa pamjeve filmike, policia në 3 nëntor 2021 arrestoi fillimisht tre të dyshuar, Oltjon Kolonja, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli. Por në 17 maj në Tiranë u arrestua me Kallashnikov në makinë shkodrani Samet Brahimi.

Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi edhe grabitjen e noterit në Sarandë. “Është e vërtetë që në këtë datë unë së bashku me shtetasin Ilia Mata kemi qenë në qytetin e Sarandës dhe kemi vjedhur me armë në banesën e shtetasit Thoma Kaci një shumë parash prej rreth 22 mijë eurosh. Ideja për këtë vjedhje ishte e Ilia Matës dhe e imja. Në Sarandë kemi shkuar një natë para ngjarjes dhe kemi fjetur në një hotel emri i të cilit nuk më kujtohet. Në Sarandë kemi shkuar me autobus dhe me vete kemi patur dhe armën me të cilën bëmë vjedhjen. Banesën e shtetasit Thoma Kaci e dinte shoku im. Pasi kemi hyrë në shkallë, jemi ngjitur në katin e fundit dhe kemi pritur deri sa të dilnin të zotët e shtëpisë. Diku rreth orës 07:40 nga banesa ka dalë shtetasi Thoma Kaci dhe bashkëshortja e tij dhe në këtë moment kemi zbritur nga kati më lart dhe nën kërcënimin e armës i kemi futur përsëri në banesë. Pasi kemi hyrë në banesë, i kemi ulur në karrige dhe i kemi lidhur. Më pas kemi filluar të kontrollonim shtëpinë dhe në çantën e gruas kemi gjetur një sasi eurosh prej rreth 22 mijë. Më pas jemi larguar duke ecur në këmbë për rreth 10 minuta deri në vendin ku na priste një automjet dhe më pas jemi larguar. Arma ka qenë një automatik kallashnikov dhe ka qenë me dy krëhëra të lidhur me ngjitës. Unë kam qenë në burg në shtetin Grek pasi jam akuzuar për një vrasje e ndodhur në vitin 2009. Unë kam qenë në disa burgje si në Koridhalos dhe në Dhomoko” është shprehur mes të tjerash Brahimi.

Menjëherë prokuroria ka kryer arrestimin e tij dhe të Matës. Disa muaj më vonë për mungesë provash u lirua Kolonja dhe Himaj, për të cilët prokuroria ka vendosur pushimin e cështjes, por nuk është bindur për Avudlin, i cili edhe pse u lirua në 16 shkurt të këtij viti për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, sërish u dërgua për gjykim me akuzën “vjedhje me armë në bashkëpunim”, në rolin e shtytësit. Megjithatë Avduli u shpall i pafajshëm nga Gjykata për mungesë provash.

 

 

Etiketa: autoreNoterSarande

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet i riu në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet i riu në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com