GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja/ Tre në pranga, njëri i dënuar për vrasje (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitën me dhunë dy shtetase të huaja/ Tre në pranga, njëri i dënuar për vrasje (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Vlorës ka zbardhur një rast të grabitjes me dhunë, i ndodhur dy ditë më parë. Për këtë janë arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për grabitjen me dhunë të një shume parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja.

Mes të arrestuarve është një 33-vjeçar, i cili sipas Policisë ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës. Njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, rezulton i dënuar për vrasje në Greqi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, operacioni policor i koduar “Breaking”, vodhën me dhunë një shumë parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, falë veprimeve intensive hetimore, zbardhet plotësisht ngjarja dhe kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar shtetasit Altin Toto dhe Klajdi Bani (i dënuar për vrasje në shtetin Grek).

Në pranga dhe 33-vjeçari Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.

Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.

Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2024, ku u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar për vjedhjen e një shume prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokumenti udhëtimi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja (njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane), kanë vijuar veprimet e thelluara dhe intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, me qëllim dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes dhe çdo personi tjetër të përfshirë.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Breaking”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

  • Altin Toto, 39 vjeç, banues në Vlorë;
  • Klajdi Bani, 41 vjeç (i dënuar për vrasje në shtetin grek) banues në Vlorë;
  • Orland Plepi, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit Altin Toto dhe Klajdi Bani, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më datë 06.12.2024 kanë hyrë me forcë në banesën e marrë me qira, në lagjen “1Maji”, nga dy shtetase të huaja dhe, nën kërcënimin e një sendi pistoletë lodër, u kanë vjedhur një shumë prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.

Dy autorët dyshohet se janë ndihmuar më pas, nga shtetasi Orland Plepi për t’u larguar nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”, me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Orland Plepi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: grabitshtetase

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!

Ndërtoi urë për të motrën/ PD: Kryebashkiakja e Tropojës të japë dorëheqjen, të nisë hetimi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com