Një familje në Vaun e Dejës ka rënë pre e një grabitjeje. Mësohet se tre persona, ende të paidentifikuar janë futur në banesën e tyre të armatosur dhe kanë marrë pesë milionë lekë të vjetra. Bashkë me paratë, grabitësit kanë marrë edhe serverat e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të mos lejonin identifikimin e tyre.