GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

20:38 - 13/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se sa një grabitje klasike, veprimi i ndërmarrë nga Bardhyl Fusha, pak para mesdite, të enjten, duket të ketë qenë një akt në kushte dëshpërimi. Në dëshmitë e tij të para efektivëve, ai ka folur për një situatë financiare problematike, me sipërmarrjen e tij në fushën e shërbimeve të ndërtimit. Afro 70 milionë lekët të vjetra, ai thotë se i kishte detyrime të papaguara punonjësve të tij.

Fusha rezulton të jetë administrator i “Danieli Millenium”, shoqëri e themeluar në shtator të vitit 2018, e që ofron shërbime në ndërtim. Pronar është djali i tij. Shoqërisë i janë vendosur 5 herë masa të sigurimit të detyrimit tatimor për të mos lejuar tjetërsimin e pasurive të patundshme. Sipas të dhënave financiare, prej vitit 2023, ajo është me humbje ose pa aktivitet.

Bardhyl Fusha rezulton në të kaluarën si aksioner dhe në një tjetër kompani, ‘2D Construction’, nga e cila u shkëput gradualisht duke i shitur aksionet në 2 momente të ndryshme.

Me origjinë nga Gramshi, Bardhyl Fusha, jeton në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Për grabitjen, ai ka zgjedhur filialin e bankës, ku ai shkonte shpesh për të kryer pagesa. Ka parkuar aty pranë e ka hyrë brenda bankës. I pamaskuar, ka nxjerrë nga çanta që kishte me vete, kallashnikovin, armë që siç ka treguar se e mbante që nga viti 1997.

Një qitje e vetme, në dysheme, dhe është mjaftuar me paratë e njërës prej arkave, 8 milionë lekë të vjetra. Ai ka nxituar të largohet, por është përballur në dalje me dy punonjësit e policisë. Asnjë rezistencë. Menjëherë i është përgjigjur thirrjes së policëve që i drejtuan pistoleta dhe është dorëzuar.

Etiketa: Bardhyl FushaKryesore1

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com