Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Bardhyl Fushën, 58-vjeçarin që grabiti me armë një degë të bankës FiBank në Tiranë
Trupa gjykuese rikonfirmoi masën e dhënë më herët, nga kafazi i qelqtë 58-vjeçari ka deklaruar se veprimin e kreu pasi ka shumë borxhe dhe nën presionin e madh psikologjik në të cilin jeton për shkak të borxheve që ka.
Fusha, i cili arriti të marrë rreth 8 mijë euro nën kërcënimin e kallashnikovit, u kap teksa dilte nga banka nga forcat e rendit.
Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.
Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes.
gijotina.com/










Discussion about this post