GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e anëtarëve të grupit kriminal të përfshirë në grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas në prill të vitit 2019. Gjykata la në fuqi dënimin me 122 vite burg nga Apeli i GJKKO për 7 të përfshirët.

Klement Çala u dënua me 20 vite burg. Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Çela, Oltion Pikli dhe Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, u dënuan me nga 17 vite burg secili. Gjykimi për Talo Çelën vijoi i ndarë, për shkak se është në arrati.  Ndërsa për Admir Muratin, i cilësuar si “koka” e këtij grupi u pushuan hetimet për shkak se ndërroi jetë.

Anëtarë e grupit kriminal kishin planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare, shumë kohë para se të realizohej duke siguruar dhe përshtatur automjetin me të cilin realizuan vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes, siguruan mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, armët luftarake, studiuan lëvizjet e mjeteve monetare në brendësi të aeroportit duke e planifikuar me detaje kryerjen e vjedhjes.

Në 9 prill 2019 u grabitën paratë në barkun e avionit në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si ‘koka’ e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashkë me 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para.

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Klement Çala ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas.

Ndër të tjera, Talo Çela është një ndër të kërkuarit në operacionin “Plumbi i artë” pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011. Talo Cela u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet.

Etiketa: Gjykata e LarteRinas

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

Çfarë paralajmëron Veliaj pas shkarkimit nga Rama: Jam më i fortë se kurrë përballë të ligës

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com