GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët

11:34 - 29/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Grabitje, vendim i neveritshëm”, penalltia e PSG-së tërbon anglezët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Penalltia e dhënë për PSG-në në minutat shtesë ka tërbuar anglezët.

Newcastle ishte shumë afër fitores në Champions League në “Parc des Princes”, por polaku Szymon Marciniak dha një penallti të dyshimtë për ekipin francez.

Me Kylian Mbappe që dërgoi topin në rrjetë dhe vendosi rezultatin 1-1. Më parë kishte shënuar suedezi Alexander Isak për bardhezinjtë e Eddie Howe. Të cilët kualifikohen nëse mposhtin Milanin në shtëpi dhe PSG ngec në Gjermani përballë Dortmundit.

“Të grabitur dhe të vjedhur”, janë titujt e parë të shtypit sportiv në ishull. Gazetarët anglezë e cilësojnë skandaloze penalltinë e akorduar nga arbitri i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar 2022.

“Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli. Ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.

“Fatkeqësisht, kjo ndeshje do të mbahet mend për këtë vendim të pabesueshëm dhe jo për paraqitjen e jashtëzakonshme të lojtarëve të Newcastle”, u shpreh komentatori i TNT Sports, Ally McCoist.

I zemëruar në maksimum u shfaq edhe trajneri Howe në deklaratën e dhënë pas ndeshjes. “Ende po përpiqem ta pranoj atë që ndodhi… Nuk mund të them atë që mendoj rreth penalltisë, topi preku gjoksin në fillim, thjesht jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime”.

Newcastle mbyll rrugëtimin në grupin F kundër Milanit në “St. James Park”. Skuadra e Premier League do të kualifikohet nëse thyen kuqezinjtë italianë dhe PSG nuk arrin të fitojë në Gjermani përballë Borussia Dortmund.

 

Etiketa: penalltiPSG

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
“Dashuri me shikim të parë”/ Ballisti dhuroi fanellën e Asanit…

“Dashuri me shikim të parë”/ Ballisti dhuroi fanellën e Asanit...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com