GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gradaçela bosh dhe beton”/ Gazeta ‘l Fatto Quotidiano’: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

19:18 - 27/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
“Gradaçela bosh dhe beton”/ Gazeta ‘l Fatto Quotidiano’: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta e njohur italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuarnjë reportazh lidhur me “boom”-in e ndërtimeve në Tiranë, ku në fokus është “miqësia” mes Edi Ramës dhe arkitektit italian Stefano Boeri, emri i të cilit ka dalë së fundmi në një skandal me kryebashkiakun e Milanos.

Në artikull thuhet se Tirana është e mbushur me kulla dhe se deri në 2030 është planifikuar ngritje gradaçelash dhe blloqe banimi me miliona katrorë metra ndërtim.

Theksohet se këto projekte janë dizajnuar për të ndërtuar shumë metra kub beton në një qytet ku jetojnë rreth 590 mijë banorë, por sipas “Planit Tirana 2030” parashikohet të jetojnë 1.6 milionë persona. Ndërkohë, në Tiranë mungojnë hapësirat publike, parqet, shkollat, transporti publik i besueshëm.

Në një qytet ku zhvillimi urbanistik duket se ndjek vetëm interesat private dhe jo ato të banorëve, Boeri ka qenë projektuesi i planit “Tirana 2030” dhe ka qenë i pranishëm edhe në garat për ndërtimin e blloqeve të reja të banimit” – thuhet në shkrimin e “Il Fatto Quotidiano”.

Në artikull përmendet se projektet e mëdha si Tirana Riverside apo zona të tjera si ish-Fusha e Aviacionit, janë kthyer në kantiere të mëdhenj ndërtimi që përfitojnë nga ky plan.

Gazeta citon se raporti mes Edi Ramës dhe Stefano Boeri-t është i kahershëm. Që nga koha kur Rama ishte Ministër i Kulturës, më pas kryetar bashkie dhe tani si kryeministër, Boeri ka qenë pjesë e projekteve më të rëndësishme urbanistike në Shqipëri.

Në vitin 2016, në një konferencë për arkitekturën, ai ishte i pranishëm për prezantimin e “Tirana 2030”. Në artikullin thuhet se Boeri përfitoi nga ky rol, edhe për të marrë projekte të tjera private në Tiranë.

Në fund, “Il Fatto Quotidiano” vë në dyshim dobinë reale të këtij modeli zhvillimi urban për qytetarët e Tiranës, dhe nënvizon lidhjet mes arkitektit italian dhe kryeministrit shqiptar.

Artikulli i plotë i “Il Fatto Quotidiano”

Gradaçela bosh dhe beton – Ja Tirana e modelit “Boeri”

Arkitekti i famshëm (archistar) ka projektuar për mikun Edi Rama planin e qytetit dhe 4 zona për privatët: miliona metra katrorë beton, pak gjelbërim dhe hapësira publike, shumë fitime për tregun e pasurive të paluajtshme.

“Tirana Riverside”, “Capitol Residences”, “Downtown One”, “MET Building”… emrat tingëllojnë si një përzierje mes planifikimit urban dhe marketingut elitar. Janë ndër projektet më të mëdha të zhvillimit urban të planit Tirana 2030 (që duhet të përmbyllet në atë vit), por që kanë nisur të marrin formë veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-it.

Në qytet, ndërkohë, mungojnë hapësirat e përbashkëta, hapësirat publike, gjelbërimi, dhe transporti publik nuk është i sigurt apo i qëndrueshëm. Por gjithsesi, këto ndërtime vazhdojnë, dhe ndonjëherë edhe mbështeten nga fonde publike.

Kush përfiton nga kjo? Sigurisht ndërtuesit. Kush humb? Banorët. Dhe pyetja që shtrohet është: për kë po ndërtohet Tirana e re? “Për banorët e ardhshëm që, sipas planit, do të jenë 1.6 milionë” – thonë autoritetet.

Por tani për tani, këtu jetojnë vetëm rreth 590 mijë banorë. Nuk është çudi që shumë ndërtesa të reja janë të zbrazura, shumë apartamente nuk janë të banuara. Ndërtohet për tregun, jo për njerëzit.

Në këtë kontekst, për t’u përmendur është roli i arkitektit italian Stefano Boeri, autor i planit “Tirana 2030”, por edhe pjesëmarrës në disa prej garave për ndërtimin e pallateve.
Boeri ka marrë pjesë në disa prej garave publike (së bashku me SON Engineering & Construction Group) për projektet e reja të ndërtimit në zona të mëdha urbane të Tiranës, si ajo e Fushës së Aviacionit.

Kjo përfshin, për shembull, ndërtimin e disa miliona metrave katrorë sipërfaqe ndërtimi në qendra të reja banimi. Një pjesë e vogël e sipërfaqes do të jetë për gjelbërim apo shërbime publike, pjesa tjetër – për shitje të lirë në treg.

Në realitet, hapësirat publike janë shpesh vetëm në letër. Në shumë raste, ajo që quhet “parqe” janë thjesht hapësira mes dy grataçelave, ndërsa mungojnë shërbime të nevojshme si shkolla, çerdhe apo transport i mirë.

Në këtë mënyrë, ndërtimi duket se ndjek një logjikë spekulative, e jo të nevojave reale të popullsisë. Tirana nuk po rritet për njerëzit që jetojnë në të, por për të prodhuar fitim për pasuritë e paluajtshme.

Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Stefano Boeri-t është e gjatë. Që në vitin 2005, kur Boeri botoi një artikull për Rilindjen Urbane dhe e përmendi Ramën si një lider “vizionar”, dyshja kanë punuar së bashku në disa projekte.

Në 2016-ën, kur u prezantua plani “Tirana 2030”, Boeri ishte aty si autor kryesor i projektit. Ndërkohë, studioja e tij ka fituar disa projekte edhe për ndërtime private në qytet.

Në fund, mbetet pyetja: A është ky një model i drejtë urban për qytetin? Apo një projekt për të pasurit, ndërsa shumica e popullsisë përjashtohet nga Tirana e së ardhmes?

Etiketa: boeriKryesore1RamaTirana

Lajme të lidhura

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Para
“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

“Ka bombë në avion! Vdekje Trump”/ Panik në ajër, pasagjerët neutralizojnë burrin që i alarmoi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com