GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Granada e Uzunit i merr pikë Barcelonës, barazim spektakolar

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Granada e Uzunit i merr pikë Barcelonës, barazim spektakolar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona nuk ia del ta mposhtë Granadan në përplasjen e katërt radhazi mes tyre. Në “Los Carmenes”, në kuadër të javës së nëntë të La Ligas, u zhvillua një sfidë tepër emocionuese, por që u mbyll pa fitues, 2-2.

Vendësit kaluan në epërsi të dyfishtë falë dygolëshit të Zaragozas, por Barceloia mundi të barazonte në pjesën e dytë falë finalizimeve të Yamal dhe Sergi Robertos.

E pabesueshme ajo që ndodh në “Los Carmenes”, në sfidën mes Granadës, ku aktivizohet Myrto Uzuni, dhe Barcelonës. Topin e parë e shkelmuan vendësit dhe pa u mbyllur sekonda e 17-të Zaragoza shtang Ter Stegenin, 1-0.

Barcelona në një situatë vërtet shumë të vështirë. Sikur të mos mjaftonte goli I pësuar ende pa u nxehur muskujt dhe rastet e humbura nga Gavi e Felix, “blaugranat” pësuan edhe golin e dytë, nga i njëjti autor, Zaragoza, që arrin të bëjë gjithçka në mbrojtjen e Barçës, 2-0.

Barcelona arrin të reagojë më në fund në fundin e pjesës së parë me Yamal, të cilit i del me fat topi përpara syve thjesht për ta shtyrë drejt rrjetës, 2-1. Talenti i Barçës shënon rekord si golashënuesi më i ri në historinë e La Ligas.

Nuk kanë fund emocionet në “Los Carmenes”: Sergio Roberto barazon rezultatin 4 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Felix realizon në shtesë, por goli anulohet për pozicion jashtë lojë të Ferran Torresit si pjesëmarrës në aksion.

Shënues: Zaragoza 1′, 29’/ Yamal 45+1′, Sergio Roberto 86′

Etiketa: BarcelonaUzuni

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Napoli “rrëshket” në “Maradona”, Fiorentina i jep leksion si fitohet

Napoli “rrëshket” në “Maradona”, Fiorentina i jep leksion si fitohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com