GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Grave afgane u ndalohen udhëtimet pa shoqërues

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Grave afgane u ndalohen udhëtimet pa shoqërues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria talibane ndërmori edhe disa hapa të tjerë të cilët reduktojnë dukshëm lirinë e grave në Afganistan. Së fundi, Qeveria talibane njoftoi se grave të cilat duan të udhëtojnë më larg se 72 kilometra, nuk duhej t’ju ofrohej transporti përpos nëse janë nën përcjellje të ndonjë familjari burrë.

Udhëzimi i lëshuar nga Ministria për Promovimin e Vlerave dhe Parandalim të së Keqes, po ashtu këshillon të gjithë ngasësit që të përmbahen nga muzika në veturat e tyre dhe të mos pranojnë udhëtare gra nëse nuk janë të mbuluara.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohammad Sadiq Akif e konfirmoi më 26 dhjetor autenticitetin e udhëzimit.

Një ngasës taksie në Kabul i cili nuk deshi të identifikohej tha për Radion Evropa e Lirë që tashmë një kohë talibanët e armatosur kërkojnë nga ngasësit të mos lëshojnë muzikë në vetura apo të mos pranojnë gra pa mbulesa.

Ndërkaq njohësi afgan i drejtësisë tashmë i larguar nga vendi, Haroun Rahimi kritikoi udhëzimet e talibanëve duke thënë se në këtë mënyrë “taksistët afganë do të jenë në pozitë që të përcjellin lëvizjen fizike të grave afgane”.

“Kjo do të krijojë hapësirë për ngacmime derisa vendet publike nuk do të jenë të sigurta për gratë”, shkroi ai në Twitter më 25 dhjetor.

“Gratë myslimane janë shkencëtare, udhëheqëse të industrive dhe lidere në gjithë botën. Gratë afgane do të duhej të inkurajoheshin të ndjekin hapat e tyre”, shkroi tutje Rahimi në një postim tjetër.

Në anën tjetër, Heather Barr nga organizata Human Rights Watch, tha se udhëzimi i ri i talibanëve më shumë ngjanë në “hap i cili do të izolojë edhe më shumë gratë”.

“Kështu mbyllën mundësitë që ato të mund të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë në ndonjë qytet tjetër apo të bëjnë biznes ose të arratisën nëse ballafaqohen me dhunë në shtëpi”, tha Barr për agjencinë AFP.

Pasi morën pushtetin në gusht, talibanët formuan qeveri e cila udhëhiqet vetëm nga burrat dhe militantë veteranë të cilët premtuan se do të kthejnë në shtet ligjin e rreptë të sheriatit. Kjo njëkohësisht paraqet goditje për shpresën që shtetet perëndimore kishin që kjo udhëheqësi i talibanëve do të ishte më e butë sesa ajo para dy dekadash.

Qeveria talibane më të marrë pushtetin mbylli Ministrinë për Çështje të Grave dhe reduktoi dukshëm të drejtat e tyre. Shumicës së grave ju ndalua puna derisa shumë vajza nuk kanë të drejtë të arsimohen.

Muajin e shkuar, Ministria për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e së Keqes urdhëroi televizionet afgane që të mos transmetojnë drama me aktore dhe detyroi të gjitha gazetarët televizive të mbulohen.Edhe përgjatë viteve të 90-a gjatë sundimit të parë të talibanëve të drejtat e grave nuk ekzistonin pothuajse në vend. Të gjitha ishin të detyruara të bartnin mbulesa, largoheshin nga shtëpitë vetëm nën përcjelljen e burrave dhe e kishin të ndaluar punën, arsimimin dhe sportin./REL

Etiketa: Afganegrateshoqeruesudhetimet

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Gjenden në bregdetin libian trupat e pajetë të 28 emigrantëve

Gjenden në bregdetin libian trupat e pajetë të 28 emigrantëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com