GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grekët të shqetësuar: Kanë ikur shqiptarët, do na kalben pjeshkat

20:54 - 19/04/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Grekët të shqetësuar: Kanë ikur shqiptarët, do na kalben pjeshkat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë periudhë fillon rrallimi i pjeshkave dhe pemëve të tjera në Greqi dhe në vitet e kaluara me mijëra shqiptarë dyndeshin në shtetin fqinj për punë sezonale.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar shumë. Largimi i të rinjve shqiptarë drejt Gjermanisë apo shteteve të tjera në Europë e jo vetëm, është kthyer në një problem tejet serioz për vendin tonë, por në anën tjetër po shqetëson edhe grekët.

Media greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim largimit të punëtorëve nga vendet e Ballkanit në drejtim të Gjermanisë, duke u kthyer në një problem tejet serioz për bujqësinë në Greqi. “Një ngricë do të na shpëtonte”, thotë me ironi Christos Giannakakis, nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore në Greqi, duke lënë të kuptohet se në rast të dëmeve të shkaktuara nga kushtet e motit, ata do të dëmshpërblehen nga shteti, pasi në të kundërt nuk do të kenë mundësi të vjelin prodhimin.

Tashmë grekët kanë nisur të kërkojnë për punëtorë në shtete si Egjipti, Vietnami, India, Pakistani, Tajlanda, Kazakistani apo edhe Peruja e Ekuadori. Ata po kërkojnë kudo, përveç shqiptarëve, të cilët kanë mbajtur gjallë bujqësinë për gati 3 dekada.

“Grekët nuk punojnë në bujqësi. Njerëzit po largohen nga vendi i tyre për në Gjermani, Francë e Itali, aty ku marrin rroga shumë më të larta. Pse duhet të vijnë te ne. Bullgaria nuk ka punëtorë, po ashtu edhe Rumania, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ata kanë ikur në Europë dhe ne duhet t’i harrojmë. Nëse do të kemi fat, atëherë do të sjellin punëtorë nga Kazakistani dhe më pas nga vende të tjera në Azinë Juglindore”, shprehet Christos Giannakakis, nënkryetar i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore në Greqi.

Tashmë, kalimi nga punëtorët e vendeve të Ballkanit tek ata nga Azia nuk pritet të jetë i lehtë dhe pa dhimbje për bujqësinë në Greqi. Giannakakis thekson se gjetja e punëtorëve nga vendet aziatike vështirësohet nga procedurat komplekse burokratike të sistemit grek.

Etiketa: Greqishqiptarë

Lajme të lidhura

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Para
Si u ekzekutua Bledar Birçaj në Vlorë dhe kush e shoqëronte

Si u ekzekutua Bledar Birçaj në Vlorë dhe kush e shoqëronte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi i perceptimit të korrupsionit për 2024, Shqipëria mbetet pas rajonit
Aktualitet

26 miliardë lekë ‘zhduken‘ nga arka e shtetit, publikohet raporti që tregon vjedhjet ndaj shqiptarëve

08:09 - 09/04/26

Raporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 ka zbuluar një hartë rrëqethëse të abuzimit...

Lexo më shumë
Kuvendi hap sot sesionin e ri, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet

Sot seancë plenare! Nga kërkesat e opozitës për komisione hetimore mbi AKSHI-n, te interpelanca e Braçes me Kumbaron

07:54 - 09/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Prill 2026

07:46 - 09/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 9 Prill 2026

07:35 - 09/04/26
Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com