GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja e të ashtuquajturit “ligj i luftës” mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet një temë e debatueshme prej dekadash, por sipas profesor Dimitris Chrisopoulos, bëhet fjalë kryesisht për një ngërç formal të lidhur me çështje pronësore dhe jo për një përplasje reale mes dy vendeve fqinje.

I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, profesori në Universitetin Panteion në Athinë shpjegoi se përpjekjet për heqjen e këtij ligji kanë nisur që në vitin 1987, kur ish-kryeministri grek Andreas Papandreu propozoi në kabinetin qeveritar shfuqizimin e tij.

Sipas Chrisopoulos, pengesa kryesore në atë periudhë ishte natyra kushtetuese e procedurës, pasi vendimi përfundimtar i takonte Presidentit të Republikës së Greqisë.

“Në vitin 1987, Papandreu si kryeministër i propozon kabinetit heqjen e ligjit të luftës. Ekzistonte një problem, pasi sipas Kushtetutës greke përgjegjës për këtë akt ishte vetëm Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

Ai shtoi se në atë kohë posti i presidentit mbahej nga një figurë me qëndrime më konservatore, e cila sipas tij mund të mos e kishte firmosur një dekret të tillë.

Profesor Chrisopoulos theksoi se realiteti aktual mes dy vendeve është shumë i ndryshëm nga periudha historike kur u vendos ky regjim. Ai përmendi marrëveshjet dypalëshe për fqinjësi të mirë, bashkëpunimin mes dy shteteve dhe integrimin e rreth një milion shqiptarëve në shoqërinë greke.

“Kur kemi një vendim qeverie që ka hequr ligjin e luftës, kur kemi marrëveshje bashkëpunimi dhe fqinjësie të mirë, si dhe një komunitet të madh shqiptarësh të integruar në Greqi, është problematike që ende të diskutohet për këtë çështje”, deklaroi ai.

Sipas tij, arsyeja kryesore që e ka mbajtur të hapur këtë çështje lidhet me disa prona shqiptare të vendosura nën sekuestro nga autoritetet greke në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Chrisopoulos argumentoi se zgjidhja mund të vijë përmes një marrëveshjeje për trajtimin e çështjes së pronave dhe më pas përmes një akti presidencial që do të formalizonte përfundimisht heqjen e ligjit.

“Greqia duhet të zgjidhë çështjen e disa pasurive që janë ende në regjim sekuestro. Mund të arrihet një marrëveshje për dëmshpërblimin dhe më pas kjo histori të mbyllet me një dekret presidencial”, tha ai.

Sipas profesorit grek, përdorimi i kësaj çështjeje nga qarqe nacionaliste për të tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve është një praktikë që dëmton klimën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë.

gijotina.com/

Etiketa: GreqiaLigji i Luftes

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com