GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

15:36 - 22/07/24
në Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roja Bregdetare e Greqisë ka mohuar akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek, Lesbos, në territorin turk.

Më herët gjatë së hënës, Ministria turke e Mbrojtjes publikoi në X një video të xhiruar me dron ku shfaqej Roja Bregdetare greke duke kryer një operacion. Ministria turke tha se anija greke po shtynte një anije me migrantë nga veriu i ishullit Lesbos drejt ujërave territoriale turke.

“Komanda e Rojës tonë Bregdetare menjëherë informoi dhe migrantët që ishin në atë anije u shpëtuan nga anija e Rojës”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i Rojës Bregdetare greke iu përgjigj akuzave duke thënë se “nuk ka ndodhur shtyrje. Është zbulim dhe parandalim i hyrjes ilegale në ujërat territoriale greke”.

Greqia, që është një nga vendet që refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia e përdorin për të hyrë në Bashkimin Evropian, nga grupet e ndihmës është akuzuar se dëbon me forcë migrantët nga kufijtë e saj detarë dhe tokësorë, që njihen edhe si “shtyrje” – praktikë e paligjshme.

Greqia dhe Turqia – aleate të NATO-s – kanë mospajtime të kamotshme për çështje të shumta, përfshirë kufijtë e tyre detarë, burimet e energjisë, fluturimet mbi Detin Egje dhe për ishullin e Qipros, të ndarë në vija etnike.

Incidenti i fundit ndodhi dy ditë para 50-vjetorit të pushtimit nga Turqia të një pjese të ishullit, pas një grushtshteti të shkurt, të frymëzuar nga grekët.

Grekët qipriotë duan ribashkimin si pjesë e një konfederate. Turqit qipriotë duan një zgjidhje me dy shtete. REL

 

Etiketa: turqi greqi

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Vatra të fuqishme zjarri në Lurë, pritet ndërhyrje nga ajri

Vatra të fuqishme zjarri në Lurë, pritet ndërhyrje nga ajri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com