GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Greqia sërish zgjedhje në fund të qershorit?

22:43 - 21/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis mban fjalimin e fitores: ‘Tërmet’ politik!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me brohorima kanë pritur përkrahësit e partisë Demokracia e Re rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 21 Majit, që përmbajnë surpriza të mëdha, ose një tërmet politik siç e kanë quajtur, pasi shënojnë një prej fitoreve më të mëdha të konservatorëve të cilët kanë dalë fitimtarë duke siguruar 40,8% të votave, më shumë se 4 vjet më parë, por edhe humbjen katastrofike të partisë më të madhe opozitare Syriza që është shembur duke marrë vetëm  20,7% të votave, gati 11 pikë më pak se viti 2019.

Megjithë kritikat e partive të opozitës ndaj qeverisë Mitsotakis, grekët kanë preferuar vazhdimësinë e politikave të konservatorëve dhe për herë të parë pas dekadash, harta e vendit është thuajse tërësisht blu.

“Me votën e tyre  grekët treguan se i njohin hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vite. Të dhënat e kutisë së votimit janë katalitike. Ata dëshmojnë se Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme. Në fund të fundit, këtë kërkuan votuesit sot dhe e kërkuan fuqishëm , do të thosha në mënyrë absolute”- tha lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

Për shkak të sistemit proporcional të thjeshtë të djathtët nuk mund të sigurojnë që tani shumicën parlamentare dhe duke qenë se 4 partitë e tjera që hyjnë në parlament,  kundërshtojnë mundësinë e një koalicioni, Greqia shkon në zgjedhje përsëri në fund të qershorit. Gjithsesi lideri i Syrizës Aleksis Tsipras që ka përgëzuar rivalin e tij, ka deklaruar se nuk i lëshon armët.

“Cikli zgjedhor nuk ka përfunduar ende pasi ndoshta do të ketë një garë të dytë zgjedhore, kështu që nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëjmë menjëherë të gjitha ndryshimet e nevojshme për të dhënë më të mirën e mundshme në betejën e ardhshme vendimtare dhe përfundimtare elektorale”- tha Lideri i Syriza, Aleksis Tsipras.

Për një mbrëmje fitoreje flasin jo vetëm socialistët që renditen në vendin e tretë me 11,6% duke përmirësuar ndjeshëm përqindjen e tyre krahasuar me 4 vjet më parë, por edhe komunistët  dhe partia e djathtë Zgjedhja Greke.

Të humbur konsiderohen të majtët e ish ministrit të Financave, Gianis Varufakis që nuk kanë mundur të hyjnë në parlament, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më e lartë se viti  2019, në rreth 60%.

Etiketa: GreqiaKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
“Pasojat të frikshme”, eksperti i sigurisë për sulmet kibernetike: U dëmtua imazhi i Shqipërisë

Ilir Kulla: Po të mos ishte në burg Fredi Beleri nuk i fitonte zgjedhjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com