GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Greva e minatorëve të Spaçit, “dorëzohet” kompania turke: Jemi të hapur për bisedime

22:57 - 13/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Greva e minatorëve të Spaçit, “dorëzohet” kompania turke: Jemi të hapur për bisedime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqëria “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a. ka reaguar pas protestës së minatorëve në minierën e Spaçit dhe kërkesës së Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë për nisjen e bisedimeve mbi një kontratë kolektive pune.

Në deklaratën për mediat, kompania sqaron se kërkesa e paraqitur nga Konfederata më 18 shtator 2025 ishte e paplotë në dokumentacion, pasi nuk përmbante prova që vërtetonin anëtarësinë e punonjësve të TETE Albania në këtë konfederatë dhe as mandatin e vlefshëm të kreut të saj, z. Kol Nikollaj, i cili sipas dokumenteve të dorëzuara “ka përfunduar në vitin 2024”.

Pavarësisht kësaj, kompania thekson se ka treguar vullnet për bashkëpunim, duke i dërguar më 7 tetor Konfederatës një ftesë zyrtare për plotësimin e dokumentacionit dhe nisjen e një dialogu institucional.

Deklarata e shoqërisë TETE Albania në lidhje me kërkesën e konfederatës së sindikatave të shqipërisë

Në vijim të zhvillimeve të fundit që përfshijnë Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë, shoqëria “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a. dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe institucionet shtetërore lidhur me një sërë ngjarjesh që lidhen me Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe z. Kol Nikollaj.

1. Lidhur me kërkesën për nisjen e bisedimeve. Më 18.09.2025, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, nën drejtimin e z. Kol Nikollaj, i është drejtuar shoqërisë “TETE Albania Tunnel and Mining” sh.a. me kërkesë për fillimin e bisedimeve për nënshkrimin e Kontratës Kolektive të Punës.

Pas shqyrtimit te dokumentacionit te paraqitur u konstatuta se kjo kërkesë ishte e paplotë në dokumentacion sic kerkohet nga neni 163 e vijues të Kodit të Punës. Për shkak të kësaj mungese, shoqëria nuk ishte në gjendje të verifikonte nëse Konfederata kishte në anëtarësinë e saj punëmarrës të shoqërisë “TETE Albania”. Ky verifikim paraprak është detyrim ligjor per ne, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve, pasi ligji kërkon që bisedimet dhe lidhja e kontratës të zhvillohen me sindikatën që ka më shumë anëtarë nga punonjësit e ndërmarrjes. Përveçse Konfederata nuk paraqiti asnjë provë mbi anëtarësinë (siç kërkohet nga ligji – nenin 163 e vijues të K.P), nuk kishte paraqitur as provë që vërtetonte z. Kol Nikollaj mbante ende mandatin e Presidentit të Konfederatës.

Vendimi i dorëzuar pranë nesh tregonte se mandati i tij kishte përfunduar në vitin 2024. Këto janë elemente thelbësore për vlefshmërinë e përfaqësimit, për të cilat Konfederata duhej të na kishte informuar paraprakisht, në mënyrë që më pas—siç kërkon ligji—palët të uleshin në bisedime.

2. Qendrimi i shoqerise dhe ftesa per bashkëpunim TETE Albania Tunnel and Mining sha Megjithë mangësitë e konstatura, shoqëria “TETE Albania” është treguar vullnet- plotë për të bashkëpunuar. Më 07.10.2025, i jemi drejtuar Konfederatës me shkresë zyrtare, duke kërkuar plotësimin e dokumentacionit përkatës për fillimin e një dialogu institutcional. Deri më sot, Konfederata ka refuzuar hapur të paraqesë çdo provë që vërteton pjesëmarrjen në anëtarësinë e saj të punëmarrësve të shoqërisë “TETE Albania”. Kjo është provë thelbësore për të përcaktuar nëse Konfederata është subjekti sindikal i duhur për zhvillimin e bisedimeve sipas nenit 164 të Kodit të Punës. Për më tepër, vetë dokumentacioni i Konfederatës shpreh se anëtarësia e saj përbëhet nga organizata të tjera sindikale, e jo vetëm nga punëmarrësit, gjë që e bën edhe më të domosdoshëm verifikimin e përfaqësueshmërisë.

3 Organizimi i një greve të paligjshme në mungesë të informacionit të kërkuar dhe cdo përgjigjie ndaj ftesës për dialog, Konfederata organizoi një grevë të paligjshme në datat 08–10.10.2025 pa njofti paraprak, siç kërkohet nga nenet 197/1 të Kodit të Punës. Një numër i vogël punëtorësh u grumbulluan duke pretenduar se z. Albert Bushpreni ishte larguar nga puna për shkak të pjesëmarrjes në sindikatë. Ky pretendim është i pabazë. Z. Bushpreni është shkarkuar nga detyra pasi ka shkelur procedurën e raportimit dhe hetimit të incidentit në punë, duke mos paraqitur deklaratën për një aksident të ndodhur në minierë ndërkohë që ushtronte detyrën si përgjegjës turni, si dhe ka penguar aktivisht hetimet e brendshme mbi shkaqet e aksidentit. Këto shkelje përbëjnë rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë në punë.

4. Shkeljet proceduriale të Konfederatës Shoqëria thekson se greva është organizuar pa njoftime paraprake, pa dialog social, dhe në kundërshtim të hapur me nenet 197 e vijues të Kodit të Punës. Për më tepër, z. Kol Nikollaj ka refuzuar të përcjellë dokumentacionin e kërkuar nga ligji dhe ka mohuar bashkëpunimin, duke ushtruar presion nëpërmjet grevave të paligjshme, të organizuara në kushtet kur: (i) nuk janë zhvilluar bisedime paraprake; (ii) nuk është ndjekur një proces i mirëfilltë ndërmjetësimi; dhe(iii) nuk janë zbatuar procedurat e pajtimit.

2 TETE Albania Tunnel and Mining sha Përveç shkeljes së hapur të ligjit, Konfederata nuk ka përcjellë asnjë kërkesë konkrete të punëmarrësve; për pasojë, përveçse të paligjshme, grevat janë edhe pa objekt të qartë, duke e bërë të pamundur për shoqërinë të kuptojë kushtet apo kërkesat e pretenduara të punëmarrësve.

5. Qendrimi përfundimtar i shoqërisë Shoqëria “TETE Albania” ka qenë gjithnjë në mbështetje të punëmarrësve të saj dhe ka kërkuar vetëm respektimin e ligjit. Shoqëria dënon çdo veprim që synon të anashkalojë procedurat ligjore, si dhe çdo veprim abuziv të përsëritur që pengon punën në minierë, i shkakton dëm ekonomik shoqërisë dhe cenon interesat e vetë punëmarrësve që Konfederata pretendon të përfaqësojë.Shoqëria “TETE Albania” mbetet e gatshme për dialog konstruktiv dhe social sapo të paraqitet dokumentacioni i plotë ligjor dhe të respektohen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi

gijotina.com/

Etiketa: grevaspac

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

Trump largohet nga Egjipti, duke i dhënë fund vizitës së shkurtër në Lindjen Mesme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com