GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Grevë për pagat e të gjithëve, ose s’është grevë

20:00 - 27/10/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Grevë për pagat e të gjithëve, ose s’është grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vehap Kola

Të kërkosh rritjen e pagave nga një kryeministër që e urren dijen është njësoj si të kërkosh ushqime në grumbullin e plehrave në Sharrë.

Edi Rama e ka dëshmuar vazhdimisht se ai e urren dijen dhe i nënçmon kërkuesit e saj. Dje ai u tall përsëri me grevën e pedagogëve duke i konsideruar ata më pak të ditur se gjyshja e tij e ndjerë e pashkolluar.

Vijimi i grevës së pedagogëve të universiteteve publike me kërkesën për të rritur pagat është një përpjekje që nuk do të japë fryte. Rama do të vazhdojë të tallet dhe të fyejë pedagogët sepse e ka të qartë se ata nuk kanë asnjë mekanizëm presioni pë ta detyruar qeverinë të pranojë kërkesat e grevës.

Çfarë dëmi i sjell bojkotimi i mësimit në universitet një qeverie që nuk i futet gjemb në këmbë as nga ikja e pandalshme e të rinjve? Kur një popull i tërë ka ulur kokën dhe secili kërkon një shteg për të ikur nga kjo çmendinë, bojkoti i mësimit shndërrohet më shumë në një lojë se sa dhimbje për studentët.

Të rinjtë e dinë se do të shtyhen nja dy javë provimet dhe ata do të hyjnë në sallë pa shumë kokëçarje për leksionet. Për ata që vërtet e vradin mendjen për procesin mësimor, Rama e ka gati arsyetimin: këta që sot janë në grevë janë fajtorët, madje ata nuk çanë kokë për kërkesat e studentëve në vitin 2018 dhe i lanë në baltë ata.

Prandaj edhe mundësia që grevës t’i bashkohen studentët është e vogël. Sepse është e vërtetë që ata nuk iu bashkuan protestave të studentëve në vitin 2018. Protestat e sotme të pedagogëve Rama i ka përçarë që atëherë kur arriti të fuste në mesin e kërkesave të studentëve edhe pakënaqësitë që kishin me stafet akademike të universiteteve të tyre.

E vetmja mënyrë që kanë pedagogët për ta nxjerrë grevën e tyre nga ky impass logjik është që të mos vazhdojnë të sillen si grup interesi por të fillojnë të përfaqësojnë interesat e gjithë qytetarëve. Përse nuk kërkojnë ata që pagat të rriten për të gjjthë administratën publike? Pse të mos rriten pagat edhe për mësuesit, mjekët, infermierët, policinë dhe nëpunësit e tjerë publikë? Mos ndoshta këta të tjerët kanë përfituar rritje të kënaqshme page gjatë dekadës së qeverisje Rama?

Nëse për 10 vite me radhë pedagogët nuk e kanë hapur gojën për pothuajse asnjë çështje të interesit publik, është koha që të dalin nga ky ngërç dhe të shlyejnë borxhin moral që i kanë shoqërisë si shqisa intelektuale e saj. Të thonë të vërtetën për interesin e qytetarëve dhe të mos ulin kokën përpara talljeve të Ramës. Të mos votojnë rektorë, dekanë e shefa departamentesh që qeshin kur i fyen kryeministri. Të mos qepin gojën përpara varfërisë dhe shpopullimit të plotë dhe të mos shohin kompensimin e trajtimit të munguar financiar tek rrugët banale të përfitimit nga studentët.

Nëse pedagogët nuk e bëjnë edhe sot detyrën që kanë ndaj vendit si intelektualë, ata vetëm dëshmojnë se janë bashkautorë të kësaj krize morale, ekonomike e sociale.

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Situata e tensionuar në veri të Kosovës, KFOR ultimatum Vuçiçit

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, KFOR ultimatum Vuçiçit

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com