GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Grevë për shkak të përplasjes së trenave, bllokohet transporti

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO/ Pamje nga përplasja ‘kokë më kokë’ e trenave në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grevë 24 orëshe të enjten në Greqi do të bllokojë fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt. 4 prej tyre ishin shqiptarë.

Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë ndaljen e shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.

Është e fundit në një sërë protestash që nga përplasja e një treni pasagjerësh me më shumë se 350 persona në bord, shumica prej të cilëve studentë universiteti, me një tren mallrash në rajonin qendror të Greqisë, Tempi. Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e mangëta të sigurisë në hekurudhën greke, do të fillojnë të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

“Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi,” tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

“Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë,” thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Të gjitha fluturimet do të ndalen mes orës 12:01 të mëngjesit dhe mesnatës me orën lokale më 16 mars dhe do të lejohen vetëm fluturimet për emergjenca dhe kërkim-shpëtim.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të thërrasë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të ndreqë sektorin hekurudhor me probleme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë.

“Ne duhet ta fitojmë këtë luftë,” tha zoti Mitsotakis këtë javë, duke shtuar se ai ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në katastrofë./VOa/

Etiketa: Greqitrenat perplasja

Lajme të lidhura

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aktualitet

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Para
Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun?

Zgjedhjet në Turqi: A do ta mbështesin kurdët Kiliçdaroglun?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Tetor 2026

07:32 - 28/10/26

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 28 Tetor 2026

07:31 - 28/10/26
Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com