GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Grindja” e Sakos së Durrësit me Karçanajn e AKSHI-it, fatura 330 MLN lekë dëm në buxhet

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
“Grindja” e Sakos së Durrësit me Karçanajn e AKSHI-it, fatura 330 MLN lekë dëm në buxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përvetësimi i qindra milionë lekë të buxhetit të bashkisë mund të jetë shumë më i lehtë se sa na shkon mendja. Do t’ju sjellim një rast nga bashkia Durrës, që e ilustron këtë ide. Në atë që gjetëm mes rreshtave të një auditimi të KLSH, nuk ka sofistikim, por vjedhje e thjeshtë e një fondi. “Keqkuptimi në komunikim” dhe “grindja” mes dy zonjave të fuqishme në PS paraqitet si shkak që një fond i madh prej 330 milionë lekë të shkojë në arkën e kompanive private pa kryer objektin e prokurimit.

Fjala është për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe drejtoren e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj. Nga auditimi i procedurës së prokurimit publik me objekt “Shtimi i funksionaliteteve të kontrollit dhe kalkulimeve të taksave, vjeljes së detyrimeve dhe menaxhimit më eficient të buxhetit fiskal në sistemin ekzistues të Bashkisë Durrës”, u konstatua se kriteret nuk janë miratuar nga agjencia dhe se me të njëjtin objekt po zhvillohej një prokurim nga stafi i Karaçanajt. Kjo ka ndodhur në vitin 2022 dhe është zbuluar në kontrollin e fillimit të këtij viti të sapopublikuar nga KLSH.

Pas kërkesës së Bashkisë Durrës drejtuar AKSHI-t për miratimin miratimin e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për përmirësimin e sistemit ekzistues, Agjencia nuk e ka bërë këtë. Madje ka njoftuar Bashkinë Durrës që po kryhet një tender që përfshin procedurën e filluar nga kjo bashki. Edhe pas këtij njoftimi, Bashkia Durrës e ka kryer me kokën e vet prokurimin e këtij shërbimi me fond limit 32,989,483 lekë. “Ky investim, me implementimin e projektit për të cilën ka filluar procedura e prokurimit në AKSHI, nuk do të funksionojë më, duke shkaktuar përdorim pa efektivitet të fondeve të Bashkisë Durrës në vlerën 32,989,483 lekë”, konstaton me “butësi” audituesi. Më e pakta në raportet e këtij lloji është përdorimi i frazës “dëm në buxhetin e shtetit”. Por, dy zonjat për të cilat po shkruajmë janë të frikshme për pushtetin që kanë.

“Bashkia Durrës të nxjerrë përgjegjësitë për kryerjen e këtij investimi, që mund të dublohet me përfundimin e investimit nga ana e AKSHI-t”, thuhet në konkluzionin tipik të raportit.

Çfarë fshihet pas tenderit që e ka firmosur vetë Sako?

Tenderi për portalin e taksave të bashkisë Durrës ka një fond limit të caktuar nga vetë kompanitë pjesëmarrëse si operator ekonomik. Në dosje administrohen tre oferta financiare, pa datë, nga shoqëritë “I. & C.D.” ShPK me vlerë 34,550,910 lekë pa TVSH”, “ATD” ShPK me vlerë 32,328,000 lekë pa TVSH dhe “A. – C., me vlerë 32,089,540 lekë pa TVSH, të cilat i kanë shërbyer grupit të punës për përllogaritjen e fondit limit. Fondi limit ka dalë nga mesatarja e këtyre tre ofertave. Në fakt, grupi i bashkisë duhet të studionte tregun për ta bërë këtë përllogaritje.

Shkelja tjetër është klasifikimi i tenderit nga “shërbim” në “mallra”. Nga verifikimi i preventivit të këtij objekti, konstatohet se pjesa e “shërbimit” është më e lartë se pjesa “mallra” (29,150,816 lekë shërbim dhe 3,838,666 lekë mallra) dhe për këtë arsye, procedura e prokurimit, duhet të ishte përcaktuar si “Shërbim”.

Por shkelja më e madhe që synonte me patjetër nxjerrjen e këtij fondi nga Thesari i Shtetit është kryerja e tenderit pa kriteret teknike të miratuara nga AKSHI. Në dosjen e prokurimit administrohet një kërkesë e Bashkisë Durrës me nr. 7976/12, datë 21.10.2022, drejtuar AKSHI-t “Kërkesë për miratimin e termave të referencës dhe specifikimeve teknike për përmirësimin e sistemit ekzistues”, sipas të cilës kërkohet shqyrtimi dhe miratimi i këtij projekti, në përputhje me vendimin e qeverisë që e detyron këtë akt.

Pas kësaj shkrese, AKSHI me shkresën nr. 6602/1, datë 26.10.2022 i përgjigjet Bashkisë Durrës, duke e bërë me dije se në AKSHI “…po zhvillohet procedura me objekt “Digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës dhe shërbimeve online për qeverisjen vendore … Ju informojmë se në këtë procedurë përfshihen edhe komponentët e kërkuar nga ana juaj”.

Pas kësaj shkrese, në Kartelën Shoqëruese të Praktikës, nga ana e TAK është lënë shënimi që “Të vijohet procedura sipas VKB Buxhetit 2021”. Ky është shënimi i bërë me kokëfortësi nga Sako, mund të jetë një provë e fortë për SPAK, pasi tashmë kryetarja e ka vizituar organin e akuzës. Pas këtij shënimi ka vazhduar tenderi. Grupi i punës i ngritur për hartimin e specifikimeve teknike dhe përllogaritjen e fondit limit.

“Ky investim, me implementimin e projektit për të cilën ka filluar procedura e prokurimit në AKSHI, nuk do të funksionojë më, duke shkaktuar përdorim pa efektivitet të fondeve të Bashkisë Durrës në vlerën 32,989,483 lekë. Sa sipër, ngarkohet

me përgjegjësi titullari i Autoritetit Kontraktor znj. Emiriana Sako”, konkludon auditimi.

Reagimi i Emiriana Sakos përgjigja nga KLSH

Me këtë arrogancë për ta bërë me patjetër tenderin, është hartuar formulari i njoftimit të fituesit në datën 29 dhjetor 2022, i cili është nënshkruar nga titullari i AK Emiriana Sako. Paratë u xhiruan për kompanitë DATA LOG shpk – ALBITAL– CANON shpk.

Edhe përgjigja e saj ndaj audituesve tregon një refuzim të shpenguar për të shpjeguar përse e ka shkelur vendimin e qeverisë.  “AKSHI na informon mbi ngritjen e grupit të punës për proçedurën me objekt “Digjitalizimi dhe automatizimi i proceseve të punës dhe shërbimeve online për qeverisjen vendore”, përgjigje në këndvështrimin tim mjaft përgjithësuese, pa dhënë një afat të përcaktuar dhe konkret për parashikimin e realizimit dhe implementimit të kësaj proçedure (nënvizoj këtu që ende Bashkia Durrës nuk është informuar nëse janë marrë hapa konkret për realizimin e këtij projekti, pasi përveç këtij dokumenti nuk është njoftuar apo të jenë kërkuar të dhëna për fillimin apo realizimin e tij). Dhe mbi të gjitha në përgjigjen e tyre nuk i kanë refuzuar specifikimet teknike”.

”Grupi i auditimit nuk e ka pranuar këtë shpjegim. Sqarojnë se nga ana e Bashkisë nuk është marrë në konsideratë fakti që për këtë shërbim kishte filluar procedura e prokurimit në AKSHI, duke urdhëruar që të vijojë edhe nga Bashkia Durrës. Sa sipër, ku observacion nuk merret në konsideratë”. Nënvizohet në auditimin e KLSH.

Duket sikur zonja Sako po e shtroka rrugën për në SPAK me shkresa të tilla ku e pranon haptazi se e ka shkelur ligjin. Dhe fatura nuk është pak, por 330 milionë lekë që shkuan në arkën e tre kompanive private.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Emiriana SakoKLSHkryesore2

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Zviceranët dhe Xhaka mundin Hungarinë, marrin tri pikët e para

Zviceranët dhe Xhaka mundin Hungarinë, marrin tri pikët e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C
Botë

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26

Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, duke notuar në zona të pambikëqyrura, në kushte të nxehtësisë ekstreme. Kjo...

Lexo më shumë
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet