GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i pulave/ Shoqata e konsumatorit: E kemi ngritur me kohë si problem, nuk na dëgjuan!

20:09 - 20/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gripi i pulave/ Shoqata e konsumatorit: E kemi ngritur me kohë si problem, nuk na dëgjuan!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor përmes një reagimi dërguar medias këtë të diel, ka thënë se e kanë denoncuar në kohë problemin e ngordhjes të pulave por nuk u dëgjuam. Kështu kjo shoqatë ia lë peshën e mos-reagimit në kohë organeve shtetërore, që paguhen për të monitoruar pularitë në vendin tonë,  e treguar konsumatorëve të vërtetën e jo minimizuar atë.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa herë, prej një jave, se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër  i gripit të shpendëve. Këto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistët më të mirë veterinarë të terrenit si dhe profesorë të nderuar me të cilët Shoqata jonë bashkëpunon prej kohësh” – thuhet në reagimin e tyre.

Shoqata në reagimin e saj mbërrin në përfundimin se dy institucione në varësi të Ministrisë së Bujqësisë kanë dështuar, të përmbushin detyrën e cila lidhet ngushtësisht me sigurinë ushqimore të shqiptarëve, siç është veza masivisht e përdorur në tryezat tona.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë  të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, “Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” dhe “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”  të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë se 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtare  në kohën e duhur” – thuhet në reagimin e shoqatës.

Kjo Shoqatë, sikurse edhe të gjithë konsumatorët shqiptarë tashmë janë  në pritje të vendimeve të ministres Frida Krifca në të kundërtën paralajmëron vënien në lëvizje të SPAK , organ që në fakt s’ka pse pret hapat e breshkës plot burokraci të administratës shtetërore.

“Për veprime dhe mos veprime në kohë të institucioneve përgjegjëse ISUV dhe AKVMB,  Ministrja e Bujqësisë duhet të referojë pranë organeve kompetente një hetim të pastër dhe të paanshëm pasi jeta e Konsumatorit është rrezikuar. Në si një organizatë që kemi primare mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor do të presim  distancimin e Ministres së Bujqësisë. E kundërta do të tregojë që ministrja është pjesë e situatës së krijuar, me pasoja si për konsumatorin ashtu dhe për prodhuesit vendorë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e qytetarëve por dhe ekonomitë e shpendarisë në Shqipëri” – thuhet në reagimin e shoqatës.

Kjo ngjarje edhe njëherë tjetër nxjerr zbuluar paaftësinë e të punësuarve nga shteti në bërjen e gardianit të sigurisë ushqimore.

 

 

Etiketa: degjuangripikonsumatoriproblempulatshoqata

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Sarah Berisha gjen sozinë e saj, bëhet fjalë për yllin me famë botërore (Foto)

Sarah Berisha gjen sozinë e saj, bëhet fjalë për yllin me famë botërore (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com