GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gripi i shpendëve, LSI: Prokuroria të hetojë, qeveria po fsheh të vërtetën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pesë vatra infektimi/ Bilanci me gripin e shpendëve, 400 mijë pula të ngordhura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

LSI ka reaguar në lidhje me gripin e shpendëve që po përhapet masivisht në vendin tonë. . Përmes një deklarate të bërë nga ish zëvendësministri i Bujqësisë, Roni Telegrafi, LSI thekson se drejtësia duhet të hetojë për mosveprim të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë. Sipas tij keqmenaxhimi i institucioneve  solli përkeqësimin e situatës dhe për këtë duhet të vihen para drejtësisë personat përgjegjës.

“Përshëndetje! Jemi sot këtu si pasojë e një përhapje dramatike dhe të paprecedentë të Gripit të Shpendëve kohëve të fundit.  Përhapje që ka sjellë dëme të skajshme në ekonomi dhe që ka rrezikuar rëndë shëndetin publik. Megjithëse në vetvete përhapja e Gripit të Shpendëve konsiderohet një fatkeqësi natyrore, është keqmenaxhimi nga institucionet publike ai që ka sjellë përkeqësimin e panevojshëm të kësaj krizë.  Ne besojmë se shkaku i vërtetë i pirgjeve me pula të ngordhura është mos veprimi i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe rezultati i dyshimtë i testeve nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Për këtë arsye I bëjmë thirrje organeve të posaçme të drejtësisë të hetojnë sa më parë mosveprimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë”,

Ndër të tjera ai ka kërkuar që t’u bëhen analizat mishit dhe vezëve që qarkullojnë në treg.  LSI akuzon qeverinë se është ajo që fsheh këtë skandal, pasi në kohën kur në vend po ndodh ngordhja masive e pulave, ministria shprehet se mishi nuk ka asnjë rrezik.

“Gjithashtu, kërkojmë hetimin e procesit të analizimit të 60 kampionëve, të cilët, çuditërisht nuk rezultuan me Grip shpendësh por me Laringotrakeid. Rrethanat e menaxhimit të Gripit të Shpendëve nga organet përkatëse, ngrenë dyshimet e arsyeshme së mosreagimi dhe rezultatet e testeve, në rastin më të mirë, janë produkt  paaftësie dhe në rastin më të keq, produkt korruptiv. Teksa liqeni i Prespës mbushej me pelikan të ngordhur nga Gripi i Shpendëve, institucionet në varësi të Ministrisë së Bujqësisë zgjodhën të mos reagojnë, pasi mesa duket, për ta rreziku nuk ekzistonte.  Akoma më absurd dhe i dyshimtë mbetet njoftimi I Ministrisë së Bujqësisë i datës 17 Mars. Ku nga njëra anë ministria njoftonte publikun për 200 mijë pula të ngordhura dhe nga ana tjetër siguronte konsumatorët se nuk kishte asnjë rast të shfaqur të Gripit të Shpendëve. Vetëm një hetim i thelluar nga Organet e Drejtësisë mund të na japë përgjigje shteruese nëse dëmi ishte shkaktuar nga Gripi i Shpendëve është rezultati pa aftësi institucionale apo i korrupsionit pasiv”, tha LSI.

Etiketa: girpi i pulaveInfektimeLSIreagimrrezik

Lajme të lidhura

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje
Aktualitet

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së
Aktualitet

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26
Para
Premier League kërkon të transferoj yllin spanjoll, klubi vendos çmimin

Premier League kërkon të transferoj yllin spanjoll, klubi vendos çmimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë
Aktualitet

Konflikti për një vend parkimi degjeneron në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë

10:50 - 11/11/26

Një debat për një vend parkimi ka shkaktuar tensione në qytetin e Vlorës, ku një person ka nxjerrë thikën në...

Lexo më shumë
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona

10:27 - 11/11/26
Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com