GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur

në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Gripi i shpendëve mbërrin në Dibër, ngordhin 200 pula në një fshat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Bujqësisë thotë se deri më tani ka rezultuar se asnjë person i prekur nga gripi i shpendëve, H5N1. Në një përditësim të sitiatës pas identifikimit të një vatre me gripin e shpendëve në fshatin Mëzez në Tiranë, Ministria e Bujqësisë thotë se ISHP ka analizuar 90 mostra, por të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndërkohë, përgjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 nëntor 2024, grupe në varësi të Ministrisë së Bujqësisë kanë monitoruar 2304 ferma, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Vatra e gripit të shpendëve (H5N1) u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në Tiranë. Ndërkohë, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë

“Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1. Përgjatë fundjavës, në datat 30 Tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare,  menjëherë  mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV,  Shërbimi Veterinar Zyrtar në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 885, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare” ka kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”, njoftoi MB.

“Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Laboratori i Referencës – ISUV, është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me Influencën Aviare, ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e  çdo kampioni të ardhur brenda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.

Kampionet në njerëz të marra  janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qëndrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca. Për cdo informacion dhe lajmërim, ftojmë qytetarët dhe shpendërritësit të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mailit: [email protected]”, thuhet më tej në njoftim.

Lexo edhe:

Gripi i shpendëve/ eksperti: Ja shenjat që tregojnë se pula është e infektuar

Etiketa: gripi i shpendeveKryesore1

Lajme të lidhura

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Para
Legjionarët/ Bajrami i pandalshëm me Rangers, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Uzuni, Muçi e Shpendi

Legjionarët/ Bajrami i pandalshëm me Rangers, gjejnë rrugën e rrjetës edhe Uzuni, Muçi e Shpendi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com