GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gruaja që vrau foshnjën,psikologët:Mund të ketë kaluar në depresion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rasti i Oriana Gremit, 32-vjeç, që hodhi foshnjën e porsalindur në ujërat e lumit Kir në Shkodër, për psikologët duhet të analizohet pasi dyshohet se ajo mund të ketë kaluar depresion postpartum, që njihet rëndom si fenomen që prek gratë pas lindjes. E kontaktuar nga Gazetasi.al, psikologia Elona Mustafaraj thotë se ajo çka është akoma shpejt të mësohet është fakti nëse materniteti i Shkodrës ka patur apo jo psikologe e cila duhet të kishte trajtuar rastin në fjalë.

“Në dijeninë time, maternitetet e Tiranës dhe Elbasanit kanë në strukturën e tyre psikologen e cila trajton rastet e depresionit postpartum që prek lehonat, pas lindjes. Në rastin konkret duhet parë dhe kjo mundësi, nëse zonja në fjalë ishte e prekur nga ky fenomen i njohur. Në Shqipëri kemi patur disa raste ku nënat kanë mbytur foshnjat e tyre, të ndodhura në krizën e depresionit postpartum”, thotë psikologia Elona Mustafaraj.

Depresion që nuk duhet neglizhuar

Depresioni postpartum është një problem serioz, i cili nuk duhet neglizhuar.

Në fillim, depresioni postpartum i ngjan mërzitjes tipike pas lindjes.

Në fakt ato kanë shumë simptoma të përbashkëta, përfshirë luhatje të thellë të emocioneve, faza ku ke nevojë të qash, mërzitje, pagjumësi dhe acarim por diferenca është se me depresionin postpartum këto simptoma janë në një shkallë më të thellë (si për shembull mendim vetëvrasje apo paaftësi për tu kujdesur për të porsalindurin) të cilat zgjasin për një kohë të gjatë.

Mund të shohësh veten se po largohesh nga partneri apo nuk po mund të krijosh lidhjen e dëshiruar me bebin. Kupton se ankthi është përtej kontrollit tënd duke të ndikuar te gjumi edhe kur bebi fle, apo largon oreksin. Mund të kesh ndjesi të fajit apo të mungesës së fortë të vlerësimit ndaj vetes, mund të fillosh të lidhësh shumë emocione me vdekjen dhe mendimi se si do ishte po mos të jetoje.

Shenja të depresionit postpartum

Të gjitha këto janë shenja të depresionit postpartum. Në shkallën e njohur të Edinburg është një mjet i hartuar për të kuptuar nëse vuani nga depresioni. Ndiqi me kujdes udhëzimet dhe një shifër më e madhe se 13 tregon se keni nevojë të takoni doktorin mbi këtë gjendje.

Disa faktorë mund tu rrezikojnë më shumë për depresionin postpartum: më i rëndësishmi është një histori e mëparshme me këtë fenomen dhe ka një potencial prej 30-50 për qind të ripërsëritet. Tjetër është historik i vuajtjes ndaj depresionit, jo të lidhur me shtatzëninë. Faktorë të tjerë përshijnë faktor stresues shoqëror si për shembull, mungesa e mbështetjes, të qënit në një marrëdhenie abuzive dhe varfëria. Rreziku gjithashtu është më i lartë për femrat që ndalojnë direkt mjekimet e mëparshme për efekt të shtatzanisë.

Nënat me depresionin postpartum

Nënat me depresionin postpartum ndërveprojnë më pak me bebet e tyre dhe kanë më pak mundësi ti japin gji, luajnë apo ti lexojnë foshnjes. Ato mund të jenë dhe jo konsistente me kujdesin ndaj foshnjes.

Mund të jenë të dashura dhe të kujdesura në periudha ta ndryshme por në raste të tjera mund të reagojnë negativisht apo mos kenë reagime. Kjo luhatje ndikon në proçesin e lidhjes mes nënës dhe foshnjes. Ky proces emocional njohur si “lidhja” është më e rëndësishmja te foshnja.

Një lidhje e sigurt formohet kur nëna i përgjigjet me ngrohtësi dhe është konsistente ndaj nevojave fizike dhe emocionale të foshnjes së saj. Kur bebi qan, nëna reagon direkt për ta qetësuar. Nëse bebi qesh, nëna ja kthen. Në esencë nëna dhe bebi janë sinkron. Ata i njohin dhe i përgjigjen shenjave emocionale të njëri-tjetrit./GazetaSi

Etiketa: foshnjaGruajarasti

Lajme të lidhura

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet
Aktualitet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Para
U arrestua për arsenal armësh, 53-vjeçari: Jam i pasionuar…

EMRI/Arrestohet 25-vjeçari në Portin e Durrësit, për çfarë akuzohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com