GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Grupet kriminale nga Ekuadori në Dubai janë të kënaqur me Veliajn”

22:03 - 11/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj legalizon ndërtimet e oligarkëve, shmangen 740 MLN lekë taksa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një skanim që i bëri fushatës elektorale të zhvilluar ng forcat politike në terren për zgjedhjet lokale të 14 Majit, gazetari i kronikës Artan Hoxha u ndal në veçanti te kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Duke iu referuar betonizimit të Tiranës dhe “kullëzimit” të qendrës historike me mbi 7 milionë metër katrorë leje ndërtimi në dy mandate, Hoxha në një deklaratë të pazakontë, tha se grupet kriminale janë të kënaqura me punën e Veliajt.

“Nuk njoh ndonjë grup kriminal në Shqipëri, nga Ekuadori deri në Dubai, që të ketë folur keq për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Ata janë të kënaqur. Ndërtime janë bërë plotë, nuk shoh ndonjë kundër haptazi. Por, në qarkun e Tiranës, duke qenë se ka edhe diferencë nuk besoj se këta do zbresin që të jenë të dukshëm”, deklaroi ai.

Teksa analizonte përfshirjen e grupeve kriminale në këto zgjedhjet, ai tha në emisionin “TPZ” se prezenca e krimit shihet më tepër në zonat ku ka garë të ngushtë dhe se ata pritet të aktivizohen më së shumti në 2-3 ditët para mbajtjes së zgjedhjeve.

Si qytete më problematike dhe me potencial për përfshirjen e botës së krimit në garën zgjedhore, Hoxha identifikoi Durrësin, Elbasanin dhe Shkodrën, por deklaroi se fushata deri tani ka qenë e qetë dhe partitë janë përpjekur t’i fshehin përfaqësuesit e botës së krimit.

Ai shtoi se organizatat kriminale kryesisht mbështesin mazhorancën dhe se kush u ka dalë kundër ka përfunduar në burg.

“Në pjesën dërrmuese të organizatave kriminale, mbështetja e tyre ka qenë pro mazhorancës. Nuhatja e tyre u thotë që edhe këto zgjedhje do të fitohen në masën më të madhe nga mazhoranca, ata nuk bëhen me humbësit, sepse nuk kanë ndërmend ti shpallin luftë shtetit. Në zgjedhjet e kaluara, kush i kishte shpallur luftë shtetit kanë marrë burgime të përjetshme. Ishin ata Çapjat, ku janë ata? Ku janë ata të Durrësit? Plarent Dervishi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri në Vlorë,  i ka marrë përpara shteti ata. Shteti është i qartë, ka makinerinë e rëndë dhe të shtyp“, tha Hoxha.

Etiketa: Artan HoxhaErion Veliajgrupe kriminaleKryesore1kryesoreq

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Pse Shkodra do të votojë për Bardh Spahinë me 14 maj 2023!

Pse Shkodra do të votojë për Bardh Spahinë me 14 maj 2023!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com