GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupet kriminale shqiptare dominojnë Gjermaninë

15:32 - 21/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupet kriminale shqiptare dominojnë Gjermaninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2,2 miliardë euro në vitin 2021. Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën,21.09.2022, në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale. Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1,4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës.

Sipas raportit është shtuar edhe numri i hetimeve, gjë që ka të bëjë me deshifrimin e platformave të komunikimit të koduar, sidomos EncroChat. Siç tregon raporti aktual, më shumë se një e katërta e të gjitha hetimeve të nisura në fushën e krimit të organizuar (187 hetime, 26.9 përqind) mund të gjurmohen në të dhënat e siguruara nga shërbimi i komunikimit EncroChat,

Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser tha se “presioni mbi krimin e organizuar në Gjermani është më i lartë se kurrë më parë”. Ajo tha se luftën kundër krimit të organizuar e ka vendosur në fokus të punës së saj: Ndryshe nga aktet e ekstremistëve apo terroristëve, krimi i organizuar në përgjithësi nuk është shumë i dukshëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa të mëdha janë rreziqet këtu. Ne shohim disa struktura shumë profesionale që veprojnë në mënyrë konspirative dhe të rrjetëzuar ndërkombëtarisht” , tha Faeser.

Presidenti i BKA Holger Münch, tha se si pasojë e informacioneve të përfituara nga platformat e koduara, tani kemi mundur të krijojmë një ide më të qartë për krimin e organizuar në Gjermani. Por jemi të vetëdijshëm se „kjo është vetëm maja e ajsbergut”, tha Muench.

Sipas raportit, grupet KO po bëhen gjithnjë e më të gatshme të përdorin dhunë ndonjëherë edhe drastike. Se çfarë efekti mund të ketë krimi i organizuar për sigurinë e brendshme, kjo mund të shihet te vendet fqinje të Gjermanisë, si Holanda dhe Suedia, ku krimi i organizuarka marrë përmasa shqetësuese për qetësinë publike.

Falë deshifrimit të platformave të koduara, është rritur edhe numri i shqiptarëve të organizuar nëpër banda kriminale, të cilët kanë qenë nën hetim për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i BKA-së i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda në të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave (36)  është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e  tjera, bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve (261)  dhe turqve (90) për nga numri e grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura janë serbët me 14 banda. BKA quan grupime të dominuara nga një etni, ato grupime që udhëhiqen nga një grup personash të një etnie të caktuar, pavarësisht se shumë bashkëpunëtorë mund të mos i përkasin të njëjtës kombësie. Si bazë për përcaktimin e kombësisë BKA merr vendin e lindjes, tha Münch. /DW

 

Etiketa: Gjermani

Lajme të lidhura

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Para
Merr flakë toka me ullinj në Patos të Fierit, flakët favorizohen nga era

Merr flakë toka me ullinj në Patos të Fierit, flakët favorizohen nga era

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com