GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi Çiftelia, Çuçi: Rrumbullaku i vetmi që mund ta mbajë drejtimin e policisë

22:56 - 08/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi Çiftelia, Çuçi: Rrumbullaku i vetmi që mund ta mbajë drejtimin e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri Bledi Çuçi, pretendoi se oficerin që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, e zbuloi vet policia me pretekstin se po pastron të inkriminuarit. Se sa e besuesheme ishte kjo deklaratë e tij, na e treguan me zëvendësimin që bënë pas largimit nga detyra të Gledis Nanos.

Pasi iu deshën disa ditë për ta gjetur pasuesin, Çuçi dhe Rama na prezantuan me drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, i cili është Muhamet Rrumbullaku. Emërimin e tij e arsyetuan duke thënë se është i vetmi me integritetin e duhur moral dhe profesional që mund të vinte në krye të Policisë, ndërsa se çfarë është thënë për të, mbetet thashetheme.

Mesa duket Rama dhe Çuçi kanë harruar se Muhamet Rrumbullaku është një nga personat që shfaqet në foton, i ulur me një person në kërkim për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Madje, fotoja që shihni më poshtë, shërbente si dokument për akuzat e Ramës që bënte në vitin 2013 ndaj qeverisë së atëhershme, se policia ishte e inkriminuar dhe se ajo foto i shërbeu të vinte në pushtet.

Për kujtesë, po risjellim denoncimin e Edi Ramës në vitin 2013, atëherë në opozitë, që i bënte qeverisë me foton në fjalë. Rama shkruante se qeveria nuk siguron dot as jetën e policëve, por përkundrazi luante me jetën e policëve, ndërsa foton e konsideronte si një histori rrëqethëse.

“Qeveria nuk siguron dot as jetën e policëve. Përkundrazi luan me jetën e policëve. Dihet botërisht se kupola e Policisë së Shtetit merr para për emërime në të gjitha nivelet e policisë. Por këtë herë ka të dhëna të tmerrshme se merren para edhe për shkarkime komisarësh, që flaken në rrugë dhe lihen në pritën e krimit. Media shkruan se është paguar lartë në kupolë, për të larguar komisarin e sapo vrarë. Historia e fotografisë së djeshme është rrëqethëse” – shkruan Rama në 28 shkurt 2013.

Pas 9 vitesh, krejt papritur Rama emëron me dorën e vet për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, një nga personat që ishte në foton “rrëqethëse”.

Por qëndrimi i dyfishtë i kryeministrit nuk mbaron këtu. Rama tha se shkarkimi i Gledis Nanos, erdhi edhe pse promovoi oficerin i cili vrau fëmijën me skaf dhe këtë e bëri në promovimin që po i bënte Muhamet Rrumbullakut  që e akuzonte vet ai për inkriminimin e Policisë.

Duke qenë se këto marifete në Policinë e Shtetit janë tash e 30 vite, kujtojmë se nga personat që shfaqen në foto i vetmi që sot nuk është në polici, është vetëm Agron Kuliçaj, të tjerët e kanë gjetur një “vrimë” për të hyrë sërish në Policinë e Shtetit.

 

Etiketa: Bledi ÇuçiCifteliadrejtimigrupiKryesore1Muhamed RrumbullakuPolicia

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Para
Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit, Sula tregon si u gjet dokumenti dhe dosja

Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit, Sula tregon si u gjet dokumenti dhe dosja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com