GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi i PD zhvendos aksionin në Strasburg, takon përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas

10:36 - 23/10/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi i PD zhvendos aksionin në Strasburg, takon përfaqësues të EPP: Burgosjet politike na kanë rikthyer 34 vite pas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikurse ka paralajmëruar më herët, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vijuar sot vizitën zyrtare në Parlamentin Europian. Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, përfaqësues të grupit parlamentar të EPP në Parlamentin Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi në një postim në Facebook, ku shkruan se “heqja e lirisë së liderit të opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin e prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar- qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së fjalës, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje”.

Sipas tij Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas”.

Postimi i plotë i Bardhit:

Kënaqësi të nisnim takimet e ditës së sotme në Parlamentin Europian me dy eurodeputetë të Grupit Parlamentar të Partive Popullore Europiane (EPP) z. Lukas MANDL dhe z. Davor Ivo STIER, njohës të mirë të Ballkanit Perëndimor dhe miq të Shqipërisë.

Partia Demokratike mbështet plotësisht integrimin europian të Shqipërisë, si një ëndërr e shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershëm. Por, integrimi europian është frenuar për shkak të 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës.

Ndryshe nga Edi Rama, për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike integrimi duhet të ndodhë më së pari me respektimin e vlerave europiane në qeverisjen e vendit, ku në themel duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve, mbrojtja e interesit publik, lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në vend të reformave që afrojnë Shqipërinë me BE, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas.

Heqja e lirisë së Liderit të Opozitës në një vit zgjedhor, duke cenuar parimin universal të prezumimit të pafajësisë, apo burgosja e deputetit Salianji për shkak se denoncoi lidhjet krim i organizuar–qeverisje, duke cenuar shenjtërinë e lirisë së shprehjes, synon pabarazinë e palëve dhe dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Edi Ramës nuk i mjafton më për të mbajtur pushtetin vetëm përdorimi i krimit të organizuar apo paratë e pista të korrupsionit. Prandaj edhe ka kaluar në një fazë tjetër, në atë të asgjësimit me çdo mjet e çmim të kundërshtarit politik. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse Shqipëria është më e madhe dhe më e rëndësishme se etja e tij e sëmurë për pushtet personal dhe absolut.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit
Breaking Views

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit

07:45 - 11/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Para
Kujt do ja lërë florinjtë dhe shtëpinë? Përgjigjet Ilir Meta

Meta përplaset me Dumanin, shtyhet seanca në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26

Ishte një natë për t’u harruar për Antonin Kinsky të Tottenhamit në ndeshjen  jashtë fushe të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atlético...

Lexo më shumë
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit

07:45 - 11/03/26
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:30 - 11/03/26
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com