GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi i Plarent Dervishajt kërkonte edhe “kokën” e Manecit, i vrarë dy vite më parë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi i Plarent Dervishajt kërkonte edhe “kokën” e Manecit, i vrarë dy vite më parë

Arben Mërkuri (Maneci)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme pas zbërthimit të mesazheve të koduara në aplikacionin e komunikimit “SKY”, zbuluan edhe interesin e Plarent Derishajt dhe grupit të tij për të eliminuar fizikisht Arben Mërkurin, i njohur si “Maneci”.

Angazhimi i grupit për vrasjen e Manecit u krye pas atentatit të 1 Nëntorit 2019, kur u vra Andi Maloku dhe u plagosën ish-prokurori Arben Ndoja e Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”.

Anëtarët e grupit kriminal akuzohen se pas asaj ngjarje, kanë punuar për të siguruar kushtet për vrasjen e disa personave, përfshirë edhe Manecin, i cili dyshohet se ishte lidhje e ngushte e Rrumit.

“Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë evidentuar faktin penal se shtetasit Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, kanë konsumuar elementët e veprave penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’, të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019)”, thotë SPAK.

Vrasja

Arben Mërkuri, i cili mbante dhe mbiemrin Ismaili, mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 18 Majit 2022, në zonën e Sukthit në Durrës.

48-vjeçari u qëllua me armë zjarri brenda dyqanit të tij nga persona ende të paidentifikuar. Ai u dërgua me urgjencë në spital pasi fillimisht kishte mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë për shkak të plagëve.

Arben Mërkuri ishte person me precedent penal. Në skedat e Policisë së Durrësit, ai evidentohet si person me precedent në fushën e lëndëve narkotike. Ndër të tjera në skedarët policorë dyshohet për krime kundër personit, të tilla si vrasje me pagesë.

Gjithashtu, Arben Mërkuri është dyshuar si një nga personat e dyshuar që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin barbar të biznesmenit libanez Fadi Mitri bashkë me Rrumin, ngjarja e ndodhur në vitin 2016.

Roli i Kasandër Nogës

Hetimet e mëtejshme zbuluan se interes për eliminimin e Manecit kishte Kasandër Noga. Kjo u zbulua nga dëshmia e vëlleëzvre Indrit dhe Gentian Beqirajt, të cilët rrëfyen për hetuesit disa plane ekzekutimesh.

Sipas tyre, porositës i ekzekutimit të Manecit ishte pikërisht Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë. Dyshohet dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj kishin marrë porosi nga Kasandër Ndoga për vrasjen e Arben Manecit. Kasandër Noga, sipas tyre, nëpërmjet Kevin Zenelit, i ka paguar, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Dyshohet se Arben Maneci kishte vrarë një person të afërt të Nogës, ndaj dhe ky i fundit porositi ekzekutimin e tij si shenjë hakmarrje.

Megjithatë vrasja e Arben Mërkurit ende nuk është zbardhur plotësisht.

Etiketa: Arben MerkuriManeciPlarent dervishaj

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Feja kundër surrogacisë, Këshilli Ndërfetar takim në Ministri: Tërhiqni projektligjin

Feja kundër surrogacisë, Këshilli Ndërfetar takim në Ministri: Tërhiqni projektligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com