GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Grupi i të korruptuarve”/ Paloka: Marrëdhënia e Ramës me ndërkombëtarët është e blerë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Grupi i të korruptuarve”/ Paloka: Marrëdhënia e Ramës me ndërkombëtarët është e blerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka komentuar arrestimin e ish-përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federica Mogherini, e njohur ndryshe edhe si mikesha e Edi Ramës e cila akuzohet për mashtrim dhe korrupsion.

Paloka thotë se mardhënia e ngushtë e Ramës, me zyrtarët e korruptuar sipas tij nuk është e sinqertë por e blerë, ndërsa thekson se kjo relatë i kushton shtrenjtë popullit shqiptar, pasi çdo deklaratë mbështetëse nga një zyrtar i korruptuar i huaj përkthehet në më shumë pushtet abuziv për Ramën dhe më shumë vjedhje fondesh brenda vendit.

Sipas tij, kryeministri ka ndërtuar një grup të përbërë vetëm nga “të korruptuarit” dhe individë me lidhje direkte me George Soros, të cilët funksionojnë përmes “skemës së korruptimit”.

“Çdo shtrëngim i këtyre me Ramën, shqiptarëve iu kushton miliona euro. Dhe kjo është historia pra, se njëherë doja ta kaloja me me gjysëm shakaje, të thoja që është mallkimi i të mallkuarit. Se që çdo gjë që prek, duke filluar nga Cristiano Ronaldo deri tek i fundit i ka marrë në qafë. Po në fakt, po të ishte kështu do ishte gjysma e të keqes.

E vërteta është që të gjithë ata ndërkombëtarë që vijnë dhe bëjnë karagjozin në Shqipëri, vetëm sepse janë në listë-pagën e kryekorruptorit të Ballkanit, këtë fytyrë kanë. Domethënë, e kemi denoncuar me kohë dhe atëherë kur na thonin po sulmoni Bashkimin Evropian, po sulmoni aleatin tonë Amerikën. Ku janë sot këta karagjozët që për festën e parave që ju jepte Rama, ka ardhur sekretari amerikan i shtetit. Erdhi në Shqipëri për të thënë që Rama është udhëheqësi i shquar e udhëheqësi i madh. Pse? Edhe iku prapë. Pra festën e pareve. Të njëjtën gjë ka bërë kjo, të njëjtën gjë ka bërë edhe të tjerë në vazhdimësi, por që për fat të mirë ju ka dalë boja sepse besoj tashmë edhe shqiptari më naiv e di që të gjitha këto marrëdhëniet e famshme ndërkombëtare të Ramës janë të gjitha mbi baza korruptimi. Gjithë mbështetja në thonjëza ndërkombëtare që merr, që në fakt është mbështetje thjesht personale.

Zanati më i vjetër në botë është më paguaj dhe unë bëj çfarë të duash ti, them çfarë të duash ti. Zanati më i vjetër ky. Vetëm merr paret dhe pastaj thonë çfarë të duash. Cili është avantazhi që ka përfituar Shqipëria nga këto, nga kjo diplomacia e Ramës? Asnjë. Përkundrazi. Vetëm është zhytur më thellë. Ai që ka abuzuar dhe përfituar ka qenë gjithmonë Rama dhe këto që kanë marrë paret tona. 17 milionë euro kjo zonja i ka marrë për këtë të famshmin kolegj, për të cilin dhe është arrestuar.

Duke ia dhënë kësaj, 17 milionë euro. E kishte kapur bukur një kolegu juaj, kolegu jonë, po e fus dhe veten. Që thonte, më më shtrenjtë ka bërë kjo për t’u riparuar sesa bëri Hotel Rogneri për t’u ndërtuar nga e para. E kuptoj. Pra në këto kushte jemi, janë të gjithë, nuk ju qëllon ters këtyre, kthehem te shakaja, kur takojnë Ramën. Jo. Rama takon vetëm këta. Rama ka grup vetëm këta, të korruptuarit, lidhjet që janë direkt lidhje të George Sorosit dhe që funksionojnë me këtë skemë, me skemën e korruptimit. Nga McGonigal, ke kjo e fundit, ke Mogherini, është i njëjte”,është shprehur Paloka.

Etiketa: nderkombetarepalokaRama

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com