GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gucci” e çanta markash kontrabandë, në pranga pronari i 5 bizneseve në Tiranë e Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gucci” e çanta markash kontrabandë, në pranga pronari i 5 bizneseve në Tiranë e Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pronari i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës, 52-vjeçari J.Xh ka rënë në prangat e policisë së bashku me ekonomistin e tij, 64-vjeçarin, M.Q.

Të dy ata, banues në Tiranë, akuzohen për kontrabandë mallrash. Në njoftimin zyrtar të policisë shihen dhe produktet me të cilat furnizoheshin dyqanet. Aty shihen pellushë, rripa e çanta të markave nga më të ndryshme si ‘Guçi’; ‘Louis Vuitton’ e ‘Yves Saint Laurent’, por nuk dihet nëse janë origjinale. Gjashtë punonjëset e dyqaneve janë proceduar në gjendje të lirë.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shops”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Sekuestrohen mallrat e ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune të mirëfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. Xh. administronte 5 dyqane të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës, ekonomist i të cilëve ishte shtetasi M. Q. dhe punëtore ishin shtetaset D. H., B. G., K. D., G. G., E. M. dhe A. K.

Gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara. Kontrolli në dyqanin në Durrës, si dhe veprimet e tjera procedurale për këtë subjekt tregtar, janë kryer në bashkëpunim me DVP Durrës.”-njofton policia.

 

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Indeksimi i pensioneve/ Koço Broka: Të caktohet minimumi jetik

Indeksimi i pensioneve/ Koço Broka: Të caktohet minimumi jetik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com