GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Guidat/ Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Guidat/ Durrësit i mungojnë udhërrëfyesit turistikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti bregdetar ka një histori të pasur dhe po përjeton një bum turistik, por numri i udhërrëfyesve të kualifikuar mbetet i vogël.

Durrësi ka një numër të kufizuar udhërrëfyesish turistikë, të paktën në raport me numrin e përgjithshëm të tyre në të gjithë Shqipërinë, por edhe me kapacitetet akomoduese dhe me historinë e qytetit të lashtë.

Ariana Isaku, me një përvojë të gjatë në këtë sektor tha për BIRN se përballë numrit në rritje të turistëve që mbërrijnë në vendin tonë, Durrësi aktualisht ofron jo më shumë se sa 20 guida turistike, shumë pak përballë numrit të përgjithshëm prej afro 400 specialistësh të liçensuar në shkallë vendi.

Gjatë vitit 2023 në Shqipëri mbërritën 36 avionë çarter me turistë në javë, dhe pritet një rritje e numrit të tyre – tha Ariana.

Që prej 8 vjetësh, kur ministria e Turizmit liçensoi udhërrëfyesit e parë, filloi të strukturohej një sistem shoqatash të cilat ofronin edhe kurset e formimit përkatës, ndërsa jo vetëm në Universitetin e Durrësit, u hapën degët e turizmit arkeologjik, si dhe ajo e udhërrëfyesve.

“Në qytetin antik ofrojnë shërbimet e tyre guidat lokale dhe ato kombëtare” – tha znj. Isaku, duke shtuar se megjithatë disa herë grupet turistike marrin informacione të shtrembëruara për historinë e qytetit të lashtë.

Ka ndodhur që drejtuesi i huaj i turit ka preferuar ta kryejë vetë guidën, për të minimizuar shpenzimet, edhe pse jo i specializuar. “Ne kemi denoncuar raste kur amfiteatri është trajtuar nga të huajt e paliçensuar si arenë betejash të periudhës osmane” – shtoi Arjana Isaku.

Kjo është arsyeja, sipas saj, që Ministria vendosi rregulla të përcaktuara mbi praninë e guidës vendase në të gjitha grupet e huaja.

Megjithëse numri i të rinjve të interesuar për profesionin e guidës është rritur, formimi profesional i tyre duket sikur përfundon me studimet në degën 2-vjeçare universitare në Durrës.

Ana Kërtusha nisi punën si guidë, pas një përvojë 13-vjeçare si mësuese e gjuhës angleze.

“Turistët kanë interesa të ndryshme njohjeje, dhe vetëm leximi i vazhdueshëm e bën të mundur informacionin e plotë që ata kërkojnë”.

Sipas Anës grupet e turistëve nga vendet aziatike pyesin veçanërisht për situatën dhe mënyrën e jetesës gjatë viteve të komunizmit, ndërsa evropianët kanë kryesisht interesa të trashëgimisë kulturore në qytetin antik.

“Është më e lehtë të shoqërosh grupe të vogla, të interesuara për tema të veçanta” – shton Ana Kërtusha, e cila ndjehet shumë e kënaqur me profesionin që ka zgjedhur.

Në hotelet e mëdha në jug të qytetit gjejmë listat e udhërrëfyesve, të cilët pasi kontaktohen në telefon mbërrijnë në zonën turistike dhe më pas drejtojnë grupet e turistëve të interesuar në monumentet e qytetit.

Shumë prej tyre, megjithëse kanë prenotuar vetëm paketën e shërbimeve të hotelit dhe plazhit kanë mundësi të vizitojnë qytetin e Durrësit, falë guidës së specializuar – tha për BIRN Bjordi Xhafa, një udhërrëfyes që punon prej katër vitesh në këtë sektor.

Por qytetit aktualisht i mungojnë InfoPointet për turistët që kërkojnë ta vizitojnë në mënyrë vetmitare.

Edhe Qendra e informacionit që u ngrit me mbështetjen e ambasadës turke para disa vitesh në Terminalin e udhëtarëve të portit detar, u mbyll brenda pak muajsh.

Udhërrëfyesit profesionistë kanë krijuar disa rrjete informacioni në internet, jo vetëm për tu njohur me të rejat e fundit në fushën e turizmit, por edhe për të informuar njeri tjetrin mbi mundësitë e punësimit ditor apo javor në këtë sektor.

Për sezonin e ardhshëm veror një nga vështirësitë e guidave në Durrës lidhet me mbylljen e muzeut arkeologjik për arsye rikonstruksioni.

Muzeu Arkeologjik do të jetë i mbyllur për të dytin vit radhazi, ndërsa muzeu Etnografik nuk funksionon që nga tërmeti i rëndë i vitit 2019.

Vitin e kaluar rajonin e Durrësit e vizituan mbi 1 milion turistë dhe numri I tyre parashikohet të rritet këtë sezon. Kjo e bën të domosdoshme rifillimin e punës së tyre – përfundoi Ariana Isaku.

Lajme të lidhura

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan
Aktualitet

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

11:38 - 05/11/26
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Si u njoha me Erion Alibejn dhe Talo Çelën. Ja kur vendosa ta vras
Aktualitet

“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehurit, për Dumanin 10 vite

11:22 - 05/11/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

11:17 - 05/11/26
Para
Meta: Altin Dumani që bën si i fortë ka deklaruar…!

Meta: Altin Dumani që bën si i fortë ka deklaruar…!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest
Sport

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë,...

Lexo më shumë
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër

11:38 - 05/11/26
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Si u njoha me Erion Alibejn dhe Talo Çelën. Ja kur vendosa ta vras

“Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 292 vite burg për 15 të pandehurit, për Dumanin 10 vite

11:22 - 05/11/26
“Rama në burg, Belinda në burg”, jehojnë thirrjet në protestën e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit

Studentët dhe shoqëria civile në Kushtetuese, depozitojnë tre ankime kundër akteve të qeverisë: Kufizojnë të drejtën për protestë

11:17 - 05/11/26
Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

11:00 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com