GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Guri qesharak i Yuri Kim-it

14:56 - 23/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ne do i themi “JO” urdhrit të prokurorisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati– Yuri Kim i është përveshur një përpjekje sizifiane për të shtyrë së paku në kohë dështimin e sigurtë të reformës në drejtësi.  Deklaratat e saj të fundit janë dëshmia më e qartë se gruri i rëndë që ajo rreket të ngrejë, rrokulliset gjithmonë në rrëzë të malit.

Këtë herë, në lojë është e ardhmja e SPAK dhe atij që do e drejtojë atë për tre vitet e ardhshme.

Sipas ambasadores ky proces mund të jetë i manipuluar dhe jo transparent, si rezultat i presionit të atyre që “duan të bllokojnë drejtësinë”.

Pas një hetimi të thelluar që ka zhvilluar redaksia e Lapsi.al, beteja tashmë është e hapur mes kandidatit që mbështesin ndërkombatarët dhe atij që do të vendosë si kukull të saj rilindja.

Për askënd nga pjesmarrëit në këtë proces nuk është më sekret se cili është ai që preferojnë ambasadorët e akredituar në Tiranë -, që me sa duket ka marrë zotime para tyre për një hetim më serioz të çështjeve të nxehta -, apo se kush është tjetri, qëështë betuar në zyrat e pushtetit. Loja që po zhvillohet në KLP, për çdo votë, tani është më e fortë se kurrë.

Meraku nuk është thjeshtë tek shtrirja e influencës mbi një pushtet të pavarur, por në halle konkrete si psh. dosja e inceneratorëve, hetimi për të cilën nuk duhet lejuar kurrësesi që të shkojë në nivel më të lartë se sa ky i tanishmi.

Deri këtu, në pamje të parë, kjo përplasje duket e fortë, epike dhe me shumë rëndësi për të ardhmen e sistemit të ri të drejtësisë. Edhe më shumë i’a shtojnë dramacitetin asaj, deklarata si ato të znj. Kim, që hedhin dyshime për kulisa politike dhe manipulime të atyre që kërkojnë të frenojnë hetimet.

Por, e parë nga një vështrim tjetër, ajo është thellësisht banale. Pasi mjafton vetëm fakti, se tani, pas 7 vitesh, sponsorët dhe arkitektët e reformës në drejtësi kanë ende frikë se ajo mund të kapet nga pushteti, për të vërtetuar se ngrehina e re është një kështjellë prej letre.

Pasi mjafton thjeshtë ankthi se SPAK-u teorikisht mund të jetë i manipulueshëm, për të vërtetuar anketat e fundit të opinionit që tregojnë me shifra, se vetëm çereku i shqiptarëve vazhdojnë të kenë besim tek ky institucion.

Ka disa kontradikta që e vërtetojnë këtë. Nëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë qenkeshin zgjedhur njerëz me integritet dhe të pa ndikueshëm, ambasadorja s’kishte pse merakosej për votën e tyre, qoftë edhe nëse ajo zhvillohej në kushtet e presionit.

Nëse prokurorët e SPAK janë vërtet “heronjtë e fëmijëve tanë”, për amerikanët nuk duhet të kishte rëndësi se cili prej këtyre idhujve të pakorruptueshëm do të zgjidhej në krye të institucionit.

Meraku i Yuri Kim për të ndarë shapin nga sheqeri dëshmon se i gjithë thesi është për tu hedhur në plehra. As fitorja e saj më e madhe nuk e shpëton dot një sistem që ka në çdo hap nevojë për paterica, ndërkohe që reforma pati si qëllim të vetëm: të ishte i pavarur dhe jashtë influencave.

Pra edhe sikur të supozojmë se pas disa ditësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndikohet nga ambasadorja dhe do të zgjedhë të preferuarin e saj, në pikturën e madhe asgjë nuk do të ndryshojë.

Fakti se asaj iu desh të bëjë betejë për një gjë kaq të thjeshtë dëshmon se SPAK-u, në veçanti, apo krejt sistemi në tërësi, janë të mbushur me rilindas të infiltruar. Ata që ambasadorja do të mund t’i eleminonte nga gara për kreun e prokurorisë së posaçme, do të mbanin edhe në vazhdimësi, në duar, dosjet e nxehta të kriminelëve dhe grabitësve të lidhur me politikën.

Në këtë kuptim, mundimi i saj sizifian, për të ngritur lart gurin e një reforme absurde, nuk ka në vetvete asgjë epike. Ai i ngjan më tepër një përpjekjeje qesharake për të sfiduar të pamundurën. Sepse sado beteja të vogla të fitojë, ajo ka humbur atë të madhen, që drejtësia të mos ishte në tutelën e askujt, madje as në atë të ambasadorëve. Duke dashur të shkëpusi llokma të saj nga goja e pushtetit, për ti transferuar tek prokurorë “pro amerikanë”, Yuri Kim nuk bën gjë tjetër veçse pastron fasadën e një ngrehine të kalbur. Tani të gjithë e kanë kuptuar se guri i saj është destinuar të rrokulliset pafundësisht në rrëzë të malit.

Etiketa: AmbasadoreAndi BushatiYuri Kim

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Braverman “kapet” sërish me shqiptarët: Janë kthyer vetëm 36 veta

Braverman “kapet” sërish me shqiptarët: Janë kthyer vetëm 36 veta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com