GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Guterres: Gaza është shndërruar në “një varrezë për fëmijë”

08:42 - 07/11/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Guterres: Gaza është shndërruar në “një varrezë për fëmijë”

GAZA CITY, GAZA - NOVEMBER 01: A man, sitting on debris, reacts as Palestinians conduct a search and rescue operation after the second bombardment of the Israeli army in the last 24 hours at Jabalia refugee camp in Gaza City, Gaza on November 01, 2023. Dozens of people were reportedly killed and wounded. (Photo by Ali Jadallah/Anadolu via Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri të hënën thirrje urgjente për një armëpushim humanitar në Gazë, duke thënë se ajo po shndërrohet në një “varrezë” për qindra fëmijë palestinezë në ditë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit që nuk solli ndonjë rezultat.

“Rruga përpara është e qartë,” u tha ai gazetarëve në Kombet e Bashkuara. “Një armëpushim humanitar. Tani.”

Ai tha se të gjitha palët duhet gjithashtu të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe se asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi ligjin.

“Kjo do të thotë lirim i pakushtëzuar i pengjeve në Gaza – tani,” tha ai duke iu referuar 240 personave që Hamasi i rrëmbeu gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit brenda Izraelit. “Unë nuk do të ndal kurrë përpjekjet për lirimin e tyre të menjëhershëm,” shtoi ai.

Zoti Guterres tha se respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar nënkupton gjithashtu mbrojtjen e civilëve – përfshirë që ata të mos përdoren si mburoja njerëzore – spitaleve, objekteve të OKB-së, strehat humanitare dhe shkollat në Gaza, si edhe rritjen e sasive të ndihmave dhe karburantit në territorin e rrethuar.

“Asnjë nga këto apele nuk duhet të kushtëzohet nga tjetri”, tha ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se nuk do të ketë pauza humanitare pa u kthyer të gjitha pengjet, megjithëse të hënën në mbrëmje ai tha për një intervistë në televizionin amerikan ABC se mund të merrte në konsideratë “pauza të shkurtra taktike”.

Zoti Guterres tha se “makthi në Gaza” nuk është vetëm një krizë humanitare, por një “krizë e njerëzimit” dhe tha se palët në konflikt, si dhe komuniteti ndërkombëtar, kanë një përgjegjësi themelore për të ndalur vuajtjet.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se numri i të vdekurve palestinezë në territor kishte arritur në 10,000 që kur Izraeli filloi sulmet, në kundërpërgjigje të sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

Organizatat ndërkombëtare kanë thënë se spitalet nuk mund të përballojnë të plagosurit dhe ushqimi dhe uji i pastër po mbarojnë, ndërsa ndihmat janë absolutisht të pamjaftueshme.

“Kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. Kanë kaluar 30 ditë. Mjaft është mjaft. Duhet të ndalet tani,” thanë në një deklaratë krerët e disa organeve të Kombeve të Bashkuara të hënën, përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe shefin e OKB-së për ndihmat, Martin Griffiths.

Sekretari i Përgjithshëm Guterres shprehu shqetësimin për qindra fëmijë që vdesin dhe plagosen në Gaza çdo ditë, për dhjetëra gazetarë që janë vrarë dhe për punonjësit e ndihmave të OKB-së.

UNRWA, agjencia që ndihmon palestinezët, ka humbur 89 punonjës që nga 7 tetori, disa prej të cilëve me gjithë anëtarët e familjeve.

“Duhet të veprojmë tani për të gjetur një rrugëdalje nga kjo rrugë pa krye shkatërrimi brutal dhe të tmerrshëm”, tha ai.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim me dyer të mbyllura të hënën, por nuk arriti të miratojë asnjë masë. Është hera e katërt që ky organizë nuk arrin të miratojë një rezolutë për një armëpushim humanitar dhe aktualisht po diskuton një variant të pestë kompromisi.

Shtetet e Bashkuara, thonë se ende nuk ka marrëveshje.
“Kemi folur për pauza humanitare dhe jemi të interesuar të punojmë për një formulë në këtë pikë, por ka mosmarrëveshje brenda Këshillit nëse kjo është e pranueshme,” tha zëvendësambasadori i SHBA-së Robert Wood pas takimit./ VOA

Etiketa: Guterreslufta ne Gaza

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Përplasje mes tifozëve të Milan dhe PSG, një francez i plagosur rëndë

Përplasje mes tifozëve të Milan dhe PSG, një francez i plagosur rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com