GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Guterres mbështet idenë e krijimit të agjencisë për mbikëqyrjen e Inteligjencës artificiale

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Guterres mbështet idenë e krijimit të agjencisë për mbikëqyrjen e Inteligjencës artificiale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mbështeti të hënën propozimin e paraqitur nga disa drejtues të kompanive të inteligjencës artificiale për krijimin e një agjencie ndërkombëtare për mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale, sipas modelit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).

Teknologjia e inteligjencës artificiale që ka aftësinë të krijojë prozë në dukje autentike, ka tërhequr vëmendjen e publikut që kur programi ChatGPT u bë i disponueshëm gjashtë muaj më parë dhe është shndërruar në aplikacionin me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave. Inteligjenca artificiale është vendosur në epiqendër të shqetësimeve për shkak të aftësive të saj për të krijuar fotografi false dhe keqinformime të tjera.

“Vetë programuesit që kanë e krijuar inteligjencës artificiale po u bien më fort se kushdo kambanave të alarmit për formën më të fundit që krijon përmbajtje”, u tha zoti Guterres gazetarëve. “Duhet t’i marrim këto paralajmërime seriozisht”.

Zoti Guterres ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do të fillojë puna për ngritjen e një entiteti këshillimor të nivelit të lartë që do të shqyrtojë rregullisht propozimet për qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe do të ofrojë rekomandime se si mund t’i përshtatet prioriteteve të të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe të mirës së përgjithshme.

Por, të hënën ai shtoi: “Do të isha në favor të idesë se mund të kishim një agjenci të inteligjencës artificiale… të frymëzuar nga ajo çfarë është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA)”.

Zoti Guterres tha se një model i tillë mund të “ishte shumë interesant”, por vuri në dukje se atë “mund ta krijojnë vetëm vendet anëtare, dhe jo Sekretariati i Kombeve të Bashkuara”. Me seli në Vjenë, IAEA-ja u krijua në vitin 1957 dhe mbështet përdorimin e sigurtë dhe paqësor të teknologjive bërthamore, ndërkohë që vëzhgon për shkelje të mundshme të Traktatit për Mospërhapjen. Në të marrin pjesë 176 vende anëtare.

Kompania OpenAI, që krijoi programin ChatGPT, tha muajin e kaluar se një entitet si IAEA-ja mund të përcaktonte kufizime për shpërndarjen e një produkti të ri, mund të verifikonte përputhshmërinë me standartet e sigurisë dhe mund të vëzhgonte përdorimin e fuqisë kompjuterike.

Kryeministri britanik Rishi Sunak gjithashtu e ka mbështetur këtë ide dhe ka thënë se dëshiron që Britania të jetë vendi ku do të ketë selinë një agjenci e tillë për sigurinë e inteligjencës artificiale. Këtë vit, Britania pritet të organizojë një takim të nivelit të lartë për koordinimin e veprimit ndërkombëtar ndaj rreziqeve të inteligjencës artificiale.

Zoti Guterres tha se mbështet idenë për një takim të nivelit të lartë në Britani, por tha se duhet të paraprihet nga një “punë serioze”. Ai tha se synon të krijojë në ditët në vazhdim një bord këshillimor, të përbërë nga ekspertë për inteligjencën artificiale dhe shkencëtarët kryesorë nga agjencitë e tjera të OKB-së./VOA

Etiketa: Guterresinteligjenca artificiale

Lajme të lidhura

Skandali që po mbahet i fshehtë!  Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)
Aktualitet

Skandali që po mbahet i fshehtë! Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

10:30 - 19/05/26
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet
Aktualitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

09:47 - 19/05/26
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve
Aktualitet

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

09:16 - 19/05/26
Para
Aktorja që shkoi me 200 burra zbuloi se përse nuk u bë kurrë nënë

Aktorja që shkoi me 200 burra zbuloi se përse nuk u bë kurrë nënë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë
Sport

Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë

10:40 - 19/05/26

Ka marrë fund sot epoka “Sylvinho”! Në një deklaratë për mediat, ish-trajneri tanimë i Kombëtares i ka dhënë lamtumirën e...

Lexo më shumë
Skandali që po mbahet i fshehtë!  Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

Skandali që po mbahet i fshehtë! Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

10:30 - 19/05/26
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

10:05 - 19/05/26
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

09:47 - 19/05/26
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

09:16 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com