GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Guvernatori Gent Sejko zbulon në Kuvend parapaskenat e sulmeve personale ndaj tij

18:36 - 19/07/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raportimi në Kuvend i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka nxjerr një pah disa nga arsyet pse ky i fundit është sulmuar personalisht dhe kallëzuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat. Gent Sejko është pyetur nga deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj për një vendim të vitit 2017 i miratuar nga Gazment Bardhi asokohe, ministër i Drejtësisë i qeverisë teknike, udhëzim që rriti tarifat e përmbarimit privat në vend. Resuli e ka pyetur Guvernatorin nëse çështja e microkrediteve dhe sulmet ndaj tij kanë lidhje dhe me një udhëzim për tarifat e përmbaruesve të miratuar nga Gazment Bardhi në vitin 2017.

“Nga përgjigja juaj duket qartësisht se procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë qenë korrekt dhe ligjore. Por ju përmendët çështje që lidhen me zyrat përmbarimore dhe meqenëse jemi këtu, pyetja ime ka lidhje me një udhëzim të datës 28 qershor të vitit  2017, nga Ministri të Drejtësisë të qeverisë teknike i asaj kohe (Gazment Bardhi), udhëzim i përbashkët 385/7 “për caktimin e tarifave dhe shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”.

Po shkoj të pyetja si ka interferuar në punën e institucionit tuaj apo qoftë dhe me institucionet e Microkreditit ky udhëzim?”, u shpreh deputetja e PS.

REAGIMI I SEJKOS

Por gjatë përgjigjes, Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka deklaruar në Parlament se e ka kundërshtuar këtë udhëzim për tarifat e përmbaruesve privat, pasi sipas tij ka rritur kostot për shërbimet e qytetarëve.

Madje, Sejko ka shtuar se, ky udhëzim është një nga arsyet pse është sulmuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat.

“Nëse s’jam gabim për këtë udhëzim të viti 2017, unë kam qenë në detyrë, jam marrë jo vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga Ministria e Financave, nga ty dyja ministritë, ka patur një udhëtim të përbashkët i asaj periudhe, ka patur një reagim të fortë nga sistemi bankar kundër këtij udhëzimi pasi rriste fite e përmbaruesve në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët shqiptare, pasi bankat  do t’ia faturonin klientëve.

Natyrisht që ky udhëzim do të rriste fite për qytetarët, por edhe kostot  për qytetarët, pasi kostot e kredive që do kalonin në përmbarim, bankat do të ishin të detyruara të kalonin një fit duke mos patur të qartë rezultatin e procesit dhe përfundimin e përmbarimit.

Ka pasur një debat të gjatë disa vjeçar është kundërshtuar nga zyrat e përmbarimit nuk i di detajet pasi vetë Shoqata e Bankave i ka ndjekur nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces, por kam qenë në dijeni të disa shkresave për dijeni, pasi Shoqatat e Bankave e kanë ndjekur me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe me bankat. Mesa di kjo çështja ka shkuar deri në Gjykatën kushtetuese dhe e ka rrëzuar këtë udhëzim, por është një nga elementet që përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe më akuzojnë mua personalisht mesa kuptoj…Ky udhëzim është një nga esenca e faktit që kam marrë dhe kallëzime nga Shoqata e Përmbaruesve, por duhet kuptuar që nuk ka rol Banka e Shqipërisë.

Bankat janë institucione subjektet entitete juridike të pavarura dhe kanë shoqatat e tyre dhe negociojnë direkt. Natyrisht në si Bankë Shqipërie interesohemi për mbarëvajtjen e sistemit bankar… Natyrisht që ky udhëzim ndikon në xhepat e qytetarëve sepse bankat fitë dhe komisionet ia faturojnë qytetarëve, problemi është që me rastin e pyetjes tuaj dua të theksoj, duhet kuptuar mirë për detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë, shpesh herë Bankës së Shqipërisë i atribuohen fuqi ligjore dhe atribute që nuk i ka.

Ne nuk mund ti urdhërojmë dot bankat e nivelit të dytë jashtë kuadrit ligjor, dhe s’e kemi bërë. Ne nuk ndërhyjmë, ne ndërhyjmë në sistemin financiar bankar aty ku ligji na detyron në funksion të stabilitetit financiar të ruajtjes së kursimeve të qytetarëve, marrëdhëniet tregtare të biznesit me kontrata apo me marrëveshje të çfarëdoshme apo me vendime të Këshillit të Ministrave të cilat janë jashtë tagërit të Bankës së Shqipërisë, ne mund të ndërhyjmë për koordinim, por nuk kemi asnjë tagër dhe praktikisht nuk kemi ndërhyrë për këtë udhëzim, është zgjidhur dhe është një kërkesë e Shoqatës së Përmbaruesve. Pra Shoqata e Bankave dhe Shoqata e Përmbaruesve do duhet ta gjejnë bashkë dakordësinë me njëra-tjetrën.  Por edhe ne na kanë përfshirë dikur dhe unë nuk kam dashur të përfshihem në këtë marrëdhënie palësh”, u shpreh Guvernatori.

REPLIKA E BARDHIT

Gazment Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë ka sqaruar miratimin e këtij udhëzimi, duke thënë se propozimi është bërë nga dy paraardhësit e tij dhe se prej vitesh mbahej i bllokuar në Ministrinë e Financave.

“Kur përmend ministrin e teknik të Drejtësisë ki guximin të përmendësh dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë, po është e vërtetët që unë kam nënshkruar bashkë me ministrin e Financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria, por e ngatërroi pasi nuk ka lidhje me çështjen. Behet fjalë për tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit, kishte një luftë të hapur mes Shoqatës së Bankave dhe Dhomave të Përmbarimit, luftë që është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve kur e drejtonte Zoti Xhafaj. Shoqatat e Bankave pretendonin që tarifat nuk duhet të ndaheshin në dy faza, pra ajo që dha Guvernatori parapagim dhe tarife suksesi.

Dhoma e Përmbarimit Privat kishte propozuar me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së kohës që tarifa të ndahen në dy faza, parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si maxhorancë, jo opozita i dhatë të drejtë Përmbaruesve Privat dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza, në ligjin e votuar nga ju dhe jo nga ne, në parapagim dhe tarifa e suksesit.

Ngarkonte ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave që ishte shkurti i viti 2017 të miratonin udhëzimin e ri. Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin në Ministrinë e Financave draftin përkatës për bashkefirmosje. Drejtuesit i Shoqatës së Bankave që ishte ish drejtori i Kabineti ti Ministrit të Financave të kohës në një lobim tek ministri i Financave shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumentin që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju jo nga ne që tarifa nuk do duhet të ndaheshe në dy faza.

Në momenti që u ndryshua ministri i Financave, ministria e Financave kthye përgjigjen për draftin që kishin dërguar dy paraardhësit e mi, jo një po dy.

Afati për miratimin e udhëzimin, ministri i Drejtësisë i ka letrat dhe i ftoj ti bëj publike. Unë nuk kisha as kompetencë të caktojë tarifa as të bëja politika pasi isha ministër teknik, s’do propozoja unë tarifa, ato ishin propozuar nga dy ministra politik. Të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe unë nuk kisha asnjë të drejtë të ndërhyja në atë politike qeveritare që dy paraardhës të mi i kishin propozuar në Ministrinë e Financave”, është shprehur Bardhi.

 

Etiketa: Genc SejkoSejko

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Pas vrasjes së policit, arrestohet blogerja serbe, ç’e lidhte me Faton Hajrizin?

Pas vrasjes së policit, arrestohet blogerja serbe, ç'e lidhte me Faton Hajrizin?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com