GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Guxoni më shpesh, horoskopi 24 shkurt

07:47 - 24/02/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashi

Dashuria: Sfera e dashursë sot premton të mira dhe do të ketë shanse të shkëlqyeshme edhe për organizimin e një udhëtimi kënaqësie me të dashurin/ën tuaj. Sezoni i bukur po afrohet dhe dëshira për t’u argëtuar bëhet më e fortë! Beqarët do të kenë një mënyrë për të zgjidhur një çështje familjare.

Puna: Puna vazhdon mrekullisht dhe do të keni kënaqësi të madh.

Demi

Aventura dhe takime romantike, udhëtime pune, por edhe me miq, kohë e ëmbël për të shijuar pranë familjes. Kjo periudhë po ju përkëdhel pak më shumë duke ju shpërblyer për gjithë durimin dhe sakrificat. Të qenurit të qeshur e pozititë ju mbron nga sulmet dhe tendencat përfituese të të tjerëve. Ecni në rrugën që keni shtruar dhe do dilni vetë në sipërfaqe, duke mos harruar se në fund të fundit, demët jeni ju. Pika e dobët janë dyshimet para vendimeve dhe çelësi i suksesit; sinqeriteti.

Binjakët

Binjakë, asgjë nuk është e jashtëzakonshme për ju që dini të studioni të tjerët që larg. Pushteti dhe aftësia për të qenë autoritarë dhe të frytshëm ju lë gjithmonë të thoni fjalën e fundit. Një ngacmim i vjetër i kujtimeve tani ju është bërë rutinë falë balancës tuaj emocionale. Asgjë nuk e fsheh dot entuziazmin tuaj kur jeni me shenja që ju përkon energjia në vibrime të larta pozitive. Pika e dobët është besnikëria e tëpër dhe çelësi i suksesit; indiferenca.

Gaforrja

Po ktheheni në një model të ri social me atë që manifestoni shpesh; dashamirësi dhe shpejtësi në veprim. Maturia në veprim është një bonus i artë për potencialin që ju keni për të ndryshuar energjinë e grupit. Guxoni më shpesh në vende të pazakonta e shijoni përmasa të lirisë që ende nuk i keni njohur brenda vetes. Pika e dobët janë shpenzimet dhe çelësi i suksesit; aftësia për të mirëpritur kritikat.

Luani

Ditë ideale për të kaluar kohë me njerëzit që doni, për të shijuar një atmosferë të qetë dhe për të reflektuar mbi ndjenjat tuaja. Nëse jeni në një lidhje, mund të forconi marrëdhënien tuaj duke ndarë emocione të thella dhe duke krijuar momente të veçanta me partnerin. Një bisedë e papritur, një vështrim i sinqertë ose një ndjenjë e pazakontë mund të sinjalizojnë një lidhje të veçantë që mund të zhvillohet me kalimin e kohës. Pika e dobët është mungesa e intuitës dhe çelësi i suksesit është dëshira për të bashkëpunuar.

Virgjëresha

Mos ki frikë nga idetë e reja apo ndryshimet, pasi gjithçka që mbjell tani mund të sjellë rezultate të mira në të ardhmen. Një ditë e ngarkuar me angazhime, por me një energji pozitive për projekte dhe punë. Shfrytëzo këtë moment për të marrë vendime të rëndësishme. Pika e dobët është karriera dhe çelësi i suksesit; familja.

Peshorja

Yjet i keni të gjithë për vete. Shumë fat do ju shpërblejë durimin dhe sakrificën për të dhënë më të mirën e vetes. Fuqia shprehëse është një armë të cilën e keni në nivelin më të përsosur. Vëmendje do tregoni ndaj pronës dhe investimit për të treguar se në thelb jeni materialistë pasionantë. Dashuria është një anë e bukur që jo pak herë ju lë në baltë, por jo këtë periudhë. Pika e dobët është distanca nga jeta e rehatshme e luksi dhe çelësi i suksesit është buzëqeshja e ëmbël.

Akrepi

Akrepë, personat e shenjës së peshores jua njohin mirë zemrën dhe vetëm asaj dashurie nuk mund t’u ruheni. Kjo është pozitive kur në fakt ju vlerësoni vogëlsirat që ju heqin pikë. Profesionalisht keni ngecur në një moment kritik për shkak të imjenjimeve pa vlerë. Investoni tek familja dhe kujdesuni për ata që kanë nevojë për ju. Pika e dobët është mungesa .

 

Shigjetari

Disiplinë dhe rregull në vetëdijen tuaj për të arritur aty ku doni; kështu do ishte një kornizë e juaja ideale, ndaj mbajeni si referim. Dashuria jua zbut zemrën dhe ju nuk dini të mbani mëri e të lëndoni të tjerët. Mëritë e vjetra keni aftësinë t’i sfumoni me delikatesë. Momente të çmuara po kalojnë në sferat tuaja sentimentale, por pa ndikim. Pika e dobët është mungesa e hapësirës dhe çelësi i suksesit; çlirimi i emocioneve të forta profesionale.

Bricjapi

Në dashuri, një bisedë mund të sjellë një ndryshim të papritur në një raport. Në punë, do të të duhet të jesh fleksibël për të përballuar sfida të vogla. Do të jesh plot ide dhe kreativitet. Sot është një ditë e mirë për të shprehur mendimet dhe për të eksploruar mundësi të reja. Pika e dobët është mungesa e përshtatjes dhe çelësi i suksesit; përkushtimi në rrethon shoqëror.

Ujori

Ujorë, gjendja emocionale nuk do ketë asnjë vlerë nëse vijoni të qëndroni në majë të iluzioneve tuaja. Aksi yjor është një prerje fantastike nëse besoni se mund të ndryshoni diçka në karrierën tuaj profesionale. Zbulimi i vlerave tuaja personale lidhet me aftësinë për të gjetur personat e duhur. Reflektoni mbi një lidhje që ka kaluar dhe ju ka bërë të ndiheni në miniaturë para vlerave të personalitetit të të tjerëve. Pika e dobët është nostalgjia për ato që nuk i keni më dhe çelësi i suksesit; impenjimi profesional.

Peshqit

Energji dhe një gjendje mendore e paqtë falë ndjenjave të zemrës. Dy persona pranë jush ju vëzhgojnë nga larg me pak zili, ndaj ruajuni nga të gjitha anët. Një debat i vjetër do kthehet në një keqkuptim më se të zgjidhshëm falë tolerancës tuaj. Motivimi për para fle gjithmonë në nënvetëdijen tuaj. Frymëzimi nuk ju mungon për të kaluar kohë fantastikë me këdo që keni pranë. Pika e dobët është dyshimi që mund t’ju lindë në mendje për partnerin dhe çelësi i suksesit është fokusi i qartë tek rrethanat kompromentuese.

Etiketa: Horoskopi

Lajme të lidhura

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen
Aktualitet

‘Liria ka emër’, protestë në Shkup për ish-krerët e UÇK! Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen

14:59 - 13/12/25
“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD
Aktualitet

“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

14:45 - 09/12/25
“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja
Aktualitet

“Kemi nevojë të pastrohemi doktor”/ Ish-studenti i dhjetorit-Berishës: Duhet t’a nisim nga vetja

12:27 - 08/12/25
Para
Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rriten temperaturat, por.../ Parashikimi i motit për sot, 24 shkurt 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC
Aktualitet

“Mos mani gjo nëpër shpia”, Dosja e SPAK për Rrajat: Zbardhen bisedat në SKY ECC

23:06 - 14/12/25

Dalin dokumente te dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për trafik të lëndëve narkotike...

Lexo më shumë
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit

22:48 - 14/12/25
Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sindikata: Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

22:35 - 14/12/25
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt

22:10 - 14/12/25
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues

21:19 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com